Dekani i Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB, Prof. Ass. Dr Idriz Sopjani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare organizuar për herë të parë nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë. Tema e kësaj konference ishte “Roli i Infermierëve në Shërbimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor Përballë Sfidave të Reja Shëndetësore”.
Seanca e parë perfshiu prezantimin e figurës infermierore nga ligjerues të huaj, ndërsa në seancën e dytë u trajtuan disa tema të ndryshme të ndara në katër sesione.