Në kuadër të programit të mobilitetit Erasmus+ dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, Fatmir Pireva, ka zhvilluar ligjëratë në Universitetin Masaryk në Çeki.
Tema e ligjëratës me dy grupet e studentëve nga Fakulteti i Studimeve Sportive ishte “Strategjitë bashkëkohore të teknikave të mbrojtjes dhe sulmit në basketboll”. Ligjëratat zgjuan interesim të madh tek studentët, veçanërisht tek grupi i Erasmus+.
Pireva i dhuroi një fanellë të ekipit përfaqësues të Kolegjit AAB në basketboll profesorit të kësaj lënde, Tomas Vencurik.