Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit mban ligjëratë në Universitetin Masaryk

5 Dhjetor 2023
The Dean of the Faculty of Physical Culture and Sports holds a lecture at Masaryk University

Në kuadër të programit të mobilitetit Erasmus+ dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, Fatmir Pireva, ka zhvilluar ligjëratë në Universitetin Masaryk në Çeki.

Tema e ligjëratës me dy grupet e studentëve nga Fakulteti i Studimeve Sportive ishte “Strategjitë bashkëkohore të teknikave të mbrojtjes dhe sulmit në basketboll”. Ligjëratat zgjuan interesim të madh tek studentët, veçanërisht tek grupi i Erasmus+.

Pireva i dhuroi një fanellë të ekipit përfaqësues të Kolegjit AAB në basketboll profesorit të kësaj lënde, Tomas Vencurik.

Share: