Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit vazhdon takimet në Universitetin Caen në Francë

12 Prill 2024
The Dean of the Faculty of Physical Culture and Sports continues meetings at Caen University in France

Me aktivitete, takime dhe vizita të shumta ka vazhduar qëndrimi i dekanit të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva, në Universitetin Caen në Normandi të Francës.

Ai ka takuar prodekanët për shkencë dhe bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe profesorët nga Fakulteti i Sporteve në këtë universitet.

Qëllimi i takimeve ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve të arsimit të lartë, ndërsa në fund u zhvillua edhe një vizitë në objektin e Universitetit Caen.

Share: