Delegacioni nga Nigeria në vizitë zyrtare në Kolegjin AAB – Në fokus thellimi i bashkëpunimit akademik dhe ndërkombëtar

26 Maj 2025

Kolegji AAB ka mirëpritur një delegacion akademik nga Nigeria, i përbërë nga pesë përfaqësues të fushave të ndryshme të arsimit të lartë, në kuadër të një vizite zyrtare për shkëmbim të stafit dhe krijimin e partneriteteve ndërinstitucionale.

Delegacioni përbëhet nga: Prof. Aruwa Samaila Sani; Prof. Otunba Yisa Idowu; Prof. Shakirudeen Taiwo, Prof. Priscillia Efosa Maradona, Prof. Lawal Tawaklitu Ajibola. Anëtarët e delegacionit vijnë nga fushat e Shkencave Kompjuterike, Edukimit, Menaxhmentit dhe Gjuhës Angleze.

Në takimin e parë zyrtar, delegacioni u prit nga Rektori i Kolegjit AAB,  Blerim Olluri, Zëvendësrektori për Zhvillim Strategjik Ilir Bytyçi, dhe Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim  Venera Llunji.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, përfshirjen e stafit dhe studentëve në aktivitete të përbashkëta akademike, shfrytëzimin e platformave digjitale për shkëmbime virtuale, si dhe bashkëpunimin në pjesëmarrje në konferenca dhe projekte të përbashkëta kërkimore.

Delegacioni nigerian u takua gjithashtu me Drejtoreshën e Zyrës për Zhvillim të Projekteve, Ilirjana Geci, si dhe me dekanët e fakulteteve të ndryshme të AAB-së: Aida Alla Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Fatmir Pireva Dekan i Fakultetit të Shkencave të Sportit, Mentor Lecaj Dekan i Fakultetit Juridik.

Gjatë ditëve në vijim, anëtarët e delegacionit do të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh të tjera në Kolegjin AAB, përfshirë ligjërata me studentë dhe takime me stafin akademik në programet përkatëse.

Share: