Diploma e Kolegjit AAB kalon sërish kufijtë, njihet edhe në Suedi

18 Gusht 2022

Të diplomosh në Kolegjin AAB, nënkupton njëkohësisht të jesh në hap e të njihesh në Evropë e më tej.

Kjo është dëshmuar së fundmi nga një tjetër studente e Kolegjit AAB, që përfundoi studimet bachelor dhe master në Fakultetin e Gjuhës Angleze.

Qëndresa Lubovci, tha se Këshilli Suedez për Universitetet dhe Kolegjet Universitare (UHR), ka dhënë dritën e gjelbër për diplomat e Kolegjit AAB, duke i vlerësuar ato të njëjta me diplomat suedeze bachelor dhe master.

Ajo u shpreh tejet e lumtur, dhe krenare që ishte pjesë e Kolegjit AAB, duke thënë se: “Jam e lumtur që isha pjesë e Kolegjit AAB, tash edhe më krenare kur e di se diplomat dhe njohuritë që mora në Fakultetin e Gjuhës Angleze më vlerësohen edhe në Suedi”.

Për Qëndresën, ky është vetëm fillimi i ëndrrës së saj, ajo shpalosi planet për t’u bërë mësuese e gjuhës angleze, dhe përkthyese në Suedi.

Kalimi i kufijve me diplomat nga Kolegji AAB, tregojnë e dëshmojnë me rezultate konkrete punën me profesionalizëm e përkushtim që bëhet nga stafi akademik, por edhe angazhimin e vazhdueshëm nga studentët e zellshëm.

Share: