Diploma e studentëve të Kolegjit AAB po vazhdon të njihet edhe jashtë vendit si në rastin e studentes së suksesshme Qëndresa Lubovci nga Fakulteti i Gjuhës Angleze. Qëndresa e cila përfundoi studimet bachelor dhe master në Kolegjin AAB, tash e një vit punon si mësuese në Shkollën Internacionale Angleze Linköping në Suedi.
Punësimi i Qëndresës përtej angazhimit dhe përkushtimit të saj vjen edhe pas njohjes së diplomës nga Këshilli Suedez për Universitete dhe Kolegje Universitare.
“Kam qenë dhe vazhdoj të jem mirënjohëse ndaj Kolegjit AAB për mundësitë rreth zhvillimit profesional dhe akademik që më ka ofruar”, tha Qëndresa.