Diploma e Kolegjit AAB vazhdon të njihet jashtë vendit, studentja Qëndresa Lubovci punësohet mësuese në Suedi

21 Shtator 2023
The diploma of the AAB College continues to be recognized abroad, the student Qëndresa Lubovci is employed as a teacher in Sweden

Diploma e studentëve të Kolegjit AAB po vazhdon të njihet edhe jashtë vendit si në rastin e studentes së suksesshme Qëndresa Lubovci nga Fakulteti i Gjuhës Angleze. Qëndresa e cila përfundoi studimet bachelor dhe master në Kolegjin AAB, tash e një vit punon si mësuese në Shkollën Internacionale Angleze Linköping në Suedi.

Punësimi i Qëndresës përtej angazhimit dhe përkushtimit të saj vjen edhe pas njohjes së diplomës nga Këshilli Suedez për Universitete dhe Kolegje Universitare.

“Kam qenë dhe vazhdoj të jem mirënjohëse ndaj Kolegjit AAB për mundësitë rreth zhvillimit profesional dhe akademik që më ka ofruar”, tha Qëndresa.

Share: