Diplomoi kandidati i parë në studimet master, në Fakultetin e Administratës Publike në AAB

7 Korrik 2015

Studenti Avni Alidemaj, është kandidati i parë në studime master në Fakultetin e Administratës Publike, i cili ka mbrojtur me sukses të dalluar temën e diplomës në këtë fakultet.

Avni Alidemaj ka sjellur një hulumtim të mirëfilltë shkencor me temën “Organizimi dhe funksionimi i Shërbimit Civil në Republikën e Kosovës” e mbrojtur para komisionit në përbërje: Prof. ass. dr. Sadik Haxhiu – mentor, prof. ass. dr. Anton Vukpalaj – kryetar i komisionit dhe prof. ass. dr. Ali Musliu – anëtar.

Hulumtimi ka sjellur risi duke shpalosur të dhëna të shumta që për herë të parë na ofrohen të shkruara në gjuhën shqipe.

Kandidati u vlerësua shkëlqyeshëm për punën e bërë gjatë hulumtimit dhe për prezantimin e bërë  para komisionit dhe të pranishmëve të tjerë.

Share: