Edon Haliti është studenti i parë që ka diplomuar në Programim, departament i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB.
Tema e tij ishte “Mësimi i makinerisë dhe aplikimet e inteligjencës artificiale në kujdesin shëndetësor”, duke trajtuar çështje tejet të rëndësishme që shërbejnë në të mirë të njerëzimit, si dhe në fushën e shëndetësisë në përgjithësi.
Gjatë prezantimit, Edoni solli aplikimin e inteligjencës artificiale përmes web aplikacionit që parashikon diabetin, si ndihmë për shëndetin e njerëzve. Ai gjithashtu foli detajisht për inteligjencën artificale, aplikimet e saj, konsideratat etike, trendet e së ardhmes etj.
Kjo temë kishte mentor profesorin Edon Bublaku, ndërsa vlerësimet maksimale i mori nga komisioni i përbërë prej profesorëve Jusuf Qarkaxhija dhe Engin Melekoglu.
Programimi në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike është një ndër programet më të veçanta të Kolegjit AAB. Studentët e këtij drejtimi pajisen me njohuri për aplikacionet e nevojshme për zhvillim të një softueri, bazat e programimit, gjuhët programuese, platformat desktop, web dhe mobile, metodologjitë, bazat e të dhënave, etj.