Me sukses të dalluar gjatë gjashtë viteve studime, Agnesa Isufi shënoj një sukses të radhës, atë të diplomimit.
Përballë komisionit të përbërë nga profesoresha Donika Ilijazi Shahiqi njëherazi edhe mentore e studentes, profesorit Bleron Azizi si anëtar në komision dhe kryetarja e komisionit Teuta Bicaj gjithashtu profesoreshë në Fakultetin e Stomatologjisë, studentja Agnesa Isufi paraqiti temën “Ortodoncia interceptive – impaksionet e kaninëve maksilarë, si dhe çka të analizojmë?”.
Në hulumtimin e saj Agnesa ka sjellur detaje nga ortodoncia interceptive me fokus në impaksionet e kaninëve maksilarë, problemet që ndërlidhen me ta, shfaqjen e tyre, statistika ndërmjet gjinive etj.
Ajo është vlerësuar maksimalisht nga komisioni të cilët e uruan atë, njëkohësisht duke mirëpritur edhe shumë studentë të tjerë të cilët do të diplomojnë nga ky fakultet në vazhdimësi.