Diskutim mbi përdorimin dhe funksionimin e teknologjisë online

8 Prill 2020

Në diskutimin e radhës organizuar për studentë nga Kolegji AAB, u trajtua tema “Teknologjia Elektronike Komerciale, Tregtia Online dhe Mësimi Online”.

Në këtë diskutim të hapur online me studentë, të ftuar ishin Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, prof. Jusuf Qarkaxhija dhe profesori i po i këtij fakulteti në AAB, Arianit Maraj.

Ata folën për rëndësinë dhe zbatimin e teknologjisë në jetën tonë, dhe ndikimin që ajo ka në lehtësimin e qasjes për blerje apo për mësim online.

“E-Commerce ka tre dimensione që janë: dimensioni i shpërndarjes së mallit, produktit dhe dërgesës. Teknologjia informative ofron të gjitha mundësitë për tregti online, por edhe për mësim online.

Që të dy këto komponente janë mjaft të rëndësishme dhe në zhvillim e sipër sidomos në këtë periudhë pandemike”, tha ndër të tjera z. Qarkaxhija.

Ndërsa, prof. Maraj foli për disa statistika të fundit që tregojnë përparësitë e zhvillimit teknologjik në biznese online.
“Reth 13-15% e shitjeve dhe blerjeve në botë realizohen online sot, duke bërë që një trend i tillë të jetë shumë aktual dhe i nevojshëm për këtë periudhë.

Shumë biznese online janë zhvilluar hovshëm duke rritur kështu numrin e punëtorëve në mënyrë që të përballojnë situatën e shkaktuar nga COVID-19”, u shpreh z. Maraj.
Studentët ishin aktiv gjatë gjithë diskutimit me pyetje dhe komente, ndërsa i inkurajojmë që të ndjekin ligjëratat përmës platformës online së Kolegjit AAB.

Share: