Studentët e Kolegjit AAB përveç mësimit në distancë po vazhdojnë të ndjekin edhe diskutimet online, të cilat kanë për qëllim përfshirjen e tyre në temat të cilat po trajtohen.
Në diskutimin e fundit online studentët patën mundësinë të informohen për edukimin medial në këtë gjendje pandemie, duke kuptuar më shumë për dallimin mes lajmeve te rrejshme dhe fakteve si dhe mekanizmat të cilët merren për verifikim të informacioneve.
Të ftuar ishin Dekani i Fakultetit të Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB, Dr. Sc. Resul Sinani dhe Udhëheqësi i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi, z. Mentor Hoxhaj. Ata u bënë thirrje studentëve që të ndjekin gjithmonë vetëm të vërtetën bazuar në fakte dhe assesi të mos bien pre e lajmeve të rrejshme.
“Fizikisht qëndroni në shtëpi, ndërsa online shpërndani të vërteta dhe fakte. Kjo që po them le të pasojë edhe më tutje për studentët tuaj në mënyrë që të jenë pas të vërtetës gjithnjë”, tha z. Hoxhaj.
Ndërsa, z. Sinani bëri thirrje që të mos lexohet dhe dëgjohet 24 orë vetëm për lajme që lidhen me gjendjen e pandemisë në të cilën jemi.
“Ёshtë mirë që njerëzit të ja ndalojnë vetes konsumin prej 24h të lajmeve ose gjithë kohën të dëgjojnë dhe lexojnë lajme për COVID-19, mjafton një edicion apo dy i lajmeve. Mirëpo nëse gjatë gjithë kohës konsumojmë lajme të cilat nuk janë të këndshme, kjo domosdo ndikon në mirëqenien dhe stabilitetin mendor”, u shpreh z. Sinani.
Studentët ishin aktiv me pyetjet dhe komentet e tyre gjatë diskutimit, ndërsa njoftojmë se diskutimi i radhës është me datë 02 Prill, nga ora 15:00 poashtu online.
Diskutim online: Edukimi medial, faktet dhe fake news
Posted by Kolegji AAB on Tuesday, March 31, 2020