Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore me anë të disa posterëve kanë shënuar Ditën Botërore të AIDS-it. Në posterët e realizuar nga studentët e këtij fakulteti falë kreativitetit dhe ideve të tyre të shumta, paraqiteshin këshillat dhe masat preventive që duhet të ndërmerren për të qëndruar larg infektimit.
Fakulteti i Shkencave Mjekësore në ditë të ngjashme si 1 dhjetori të ndërlidhura me vetëdijësimin për sëmundje të ndryshme, organizon aktivitete në mënyrë që studentët të jenë të mirëinformuar rreth rreziqeve që mund të kanosen dhe prezanton metodat efektive për t’u mbrojtur nga to.