Dita Botërore e Librit – Ndahet Çmimi “Masar Stavileci” nga biblioteka e Kolegjit AAB

28 Prill 2025

Duke shënuar Ditën Botërore të Librit, në kuadër të aktiviteteve nga fakultetet e Kolegjit AAB ishte edhe ndarja e Çmimit “Masar Stavileci”, nga biblioteka e institucionit.

Drejtori i bibliotekës Urim Sallauka, ndërsa ndau çmimet për katër studentët që kanë lexuar më së shumti tituj librash, uroi që interesimi i studentëve të vazhdoj në këtë ritëm dhe të shfrytëzojnë hapësirat e shumta që ofron biblioteka.

Studentët të cilëve iu nda Çmimi “Masar Stavileci” ishin: Rreze Krasniqi dhe Burim Sadiku nga Fakulteti Juridik, Valentina Istrefi nga Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe Fortuna Rudi nga Fakulteti i Psikologjisë.

Share: