Kolegji AAB shënon Ditën e Ekonomisë së Gjelbër me panel dhe ligjërata

21 Nëntor 2025

Në Teatrin KamertalKolegjit AAB, Fakulteti Ekonomik ka organizuar aktivitetin “Dita e Ekonomisë së Gjelbër”, një ditë me diskutime akademike, ndërgjegjësim të studentëve dhe promovim të Agjendës së Gjelbër Evropiane.

Aktiviteti u hap nga dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.Ass.Dr. Xhavit Islami, i cili theksoi rolin e ekonomisë së gjelbër në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përgjegjësinë që bartin të rinjtë për tranzicion drejt modeleve ekologjike të zhvillimit.

Paneli kryesor: Ndërgjegjësimi i të rinjve për Ekonominë e Gjelbër

Ngjarja vazhdoi me panelin e moderuar nga Prof.Ass.Dr Besime Ziberi, ku morën pjesë ekspertë dhe akademikë nga rajoni, përfshirë: Prof.Assoc.Dr. Liza Alili Sulejmani (International Balkan University), Oltion Beshiri (Community Development Fund), dhe profesorët Xhavit Islami, Besime Ziberi të Kolegjit AAB.

Nënshkrimi i marrëveshjes AAB – International Balkan University

Si pjesë e aktiviteteve ishte edhe nënshkrimi i marrëveshjes mes Kolegjit AAB dhe International Balkan University, që hap rrugë për bashkëpunime të reja akademike, shkencore dhe shkëmbime studentore.

Ligjërata për energjinë e pastër dhe marketingun e gjelbër

Pjesëmarrësit ndoqën dy ligjërata profesionale: “Ekonomia dhe energjia e pastër për një Kosovë konkurruese” nga Adnan Reka “Teravolti LLC”, dhe “Rëndësia e marketingut të gjelbër dhe roli i bankave në mbështetjen e projekteve të qëndrueshme” nga Gjylfidane Kastrati, eksperte karriere në Bankën Qendrore të Kosovës.

Share: