Dita Ndërkombëtare e Infermierisë shënohet me shërbime falas për qytetarët nga studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore

10 Maj 2024
International Nursing Day is marked with free services for citizens by students of the Faculty of Medical Sciences

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore kanë ofruar shërbime falas për qytetarët, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë.

Nën mbikëqyrjen e profesorëve, studentët kanë bërë matjen e tensionit, glikeminë, peshën trupore, matjen e pulsit dhe disa shërbime tjera falas për të gjithë kalimtarët.

Gjithashtu qytetarët kanë pasur rastin të marrin informata vetëdijësuese për kujdesin ndaj shëndetit dhe vizitat mjekësore që duhet të realizojnë për të përcjellur gjendjen e tyre.

Share: