Të nderuar studentë,
Për nder të 28 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Kinematografisë, Fakulteti i Komunikimit Masiv i Kolegjit AAB dhe KinoKlubi AAB, organizojnë ligjëratë me regjisorin e njohur, Isa Qosja.
Ftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv, të marrin pjesë në këtë ligjëratë, ku regjisori Qosja do të shpalosë rrugëtimin e tij në botën e filmit.
Ligjërata mbahet nesër me 28 dhjetor nga ora 10:45 në ambientet e Teatrit Kamertal AAB, objekti V, kati IV.
Ju mirëpresim!