Sistemi bankar e kreditor dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik

29 Nëntor 2016

Sistemi bankar në Republikën e Kosovës është i ri.

Funksionimi i këtij sistemi filloi një vit mbas përfundimit të luftës.

Mbase 90% të aseteve të bankave kryesisht janë të kapitalit të huaj. Përveç Bankës Qendrore funksionojnë edhe tetë banka komerciale, në të cilën  vetëm  dy prej tyre janë me kapital vendor.

Produktet kryesore të domosdoshme për një institucion financiar, për t`i përmbushur kushtet për të qenë bankë, janë punët e depozitave dhe të kredive, si dhe produktet e shërbimet e tjera e që në kohët e fundit janë duke u shtuar.

Gjatë funksionimit të sistemit bankar kemi një zhvillim të hovshëm të depozitave dhe të kredive.

Përderisa, në fund të vitit 2000 shuma e depozitave të klientëve ishte 93 milionë euro, fund i vitit 2010 shënoi rritje të depozitave në vlerë prej 1 miliard e 952 milionë euro.

Në fund të vitit 2000 shuma e kredive të lejuara për individ dhe biznese, kishte arritur në shumë prej 3 milionë euro, ndërsa në dhjetor të vitit 2010 kemi një vlerë prej 1 miliard e 439 milionë euro.

Në bankat e Kosovës gjatë vitit 2006 dhe 2007 kreditë e këqija ishin 4.1 %, derisa në vitin 2008 kishte rënie në 3.3 %, në vitin 2009 ishin 4.3 % dhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2010 me 4.5 % të kredive të përgjithshme.

Normat e interesit për kredi janë shumë të larta në krahasim me bankat komerciale të vendeve të rajonit dhe më gjerë. Sistemi bankar është i varfër, kërkesat për kredi dhe shërbime bankare janë të mëdha.

 

Fjalë kyç: Sistemi bankar, Banka qendrore, produktet e bankës, depozitat, kreditë, normat e interesit.

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19