Doli nga shtypi libri “Konsolidimi i shtetit dhe sfidat eurointegruese”

Doli nga shtypi Libri i Konferencës për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, “Konsolidimi i shtetit dher sfidat eurointegruese”, në të cilën janë përfshirë studime nga rrugëtimi 10-vjeçar i Kosovës në konsolidimin e brendshëm dhe forcimin e saj si subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

Në librin e sapobotuar lexuesi gjen tema të ndryshme nga çështjet që lidhen edhe me sfidat e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe rëndësinë e përshpejtimit të integrimit të Kosovës në këtë proces; pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje; pavarësia e gjyqësorit; sfidat e zhvillimit ekonomk; mbrojtja e dëshmitarëve; studime nga fusha e sigurisë, noterisë etj.

Në 305 faqet e librit janë përfshirë 20 studime të prezantuara në konferencën ndërkombëtare, e cila u mbajt më 15 shkurt të këtij viti, i organizuar nga Kolegji AAB dhe nga disa universitete të tjera të rajonit.

INSTITUTI AAB
APLIKO