Donjeta Murtezaj e ftuar në Radboud Summer School në Nijmegen, Holandë, në kuadër të programit ERASMUS+

9 Qershor 2022

Koordinatorja e cilësisë të Fakultetit të Psikologjisë, Donjeta Murtezaj do të jetë pjesë e shkollës verore ‘’Radboud Summer School” projekt i financuar nga Erasmus+, program i Bashkimit Evropian. Fusha e ekspertizës do të jetë nga fusha e metodologjisë shkencore e avancuar. Në këtë mes do të prezantohen trendët më të fundit të aplikacionit softuerik R dhe Rstudio për analiza përshkruese, parashikuese dhe shkakore të të dhënave sasiore. Vlen te ceket se ky mjet softuerik është gjithnjë më i miratuar për vizualizime të rezultateve të kërkimit me shumë variacione.

Rrjedhimisht, kjo pjesëmarrje është mundësuar nga bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit AAB dhe Universitetit Radboud në Holandë.

Share: