Doruntina Alshiqi, studente shembullore në kolegjin AAB, angazhohet si koordinatore e shkollës verore AAB 2017

20 Korrik 2017

Fakti që një numër jo i vogël studentësh që ende nuk kanë përfunduar studimet në AAB janë të përfshirë në pozicione të rëndësishme pune, si brenda AAB ashtu edhe jashtë saj, dëshmohet edhe nga fakti se aktualisht në AAB janë të angazhuar dhjetëra studentë të tillë.

Këtë herë ju prezantojmë njërën prej tyre, Doruntina Alshiqi.

Doruntina, e cila sapo ka përfunduar me sukses vitin e dytë të studimeve në Fakultetin e Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, është e angazhuar në pozicionin e përkthyeses (përkthim nga gjuha angleze në gjuhën shqipe) si dhe Koordinatore e Shkollës Verore në AAB, qe do të mbahet këtë vit nga 14-23 gusht 2017.

“Të jesh i punësuar në këtë moshë (20 vjeç) është një ëndërr e bukur që po e shijoj çdo ditë. Çdo gjë në lidhje me AAB është më se e përsosur, jo vetëm sepse unë jam duke studiuar/punuar këtu por duke filluar nga kreu, stafi dhe të gjithë të përfshirë në AAB bëjnë të gjithë punë te palodhshme që ne të rinjtë të kemi një të ardhme të përsosur. Kjo e bën AAB padyshim kolegjin më të mirë në Kosovë, si dhe në rajon. ” tha Doruntina.

Doruntina theksoi se bashkëpunimi me profesorët e Kolegjit AAB është një nder dhe kënaqësi, sepse ata gjithmonë ju ndihmojnë dhe motivojnë, ndërsa kushtet në AAB janë fantastike dhe ndikojnë shumë në motivimin e studentëve.

Mesazhi i saj është “Nëse të rinjtë duan të arrijnë diçka në një vend si Kosova, i vetmi vend për ta është AAB”.

Share: