Me qëllim të dhënies së kontributit ndaj komunitetit, studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB në kampusin e Ferizajt, kanë organizuar një ditë përplot aktivitete me shoqatën “Down Syndrome Kosova”. Anëtarë të kësaj shoqate u mirëpritën në hapësirat e kampusit të Kolegjit AAB, ku zhvilluan aktivitete të shumta argëtuese dhe edukative.
Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Gjuhës Angleze, ofruan ligjërata në gjuhën angleze që ndërthureshin me pikturë dhe muzikë. Përfaqësuesit e shoqatës, ftuan studentët të vazhdojnë punën praktike profesionale si mësimdhënës të gjuhës angleze në këtë shoqatë.
Kolegji AAB është i përkushtuar në misionin për shërbimin ndaj shoqërisë, duke vazhduar të organizojë aktivitete të ngjashme edhe në të ardhmen.