Drejtoresha e qendrës “Ri-Jeta” mban ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB në Ferizaj

8 Maj 2023
The director of the "Ri-Jeta" center holds a lecture for the students of the AAB College in Ferizaj

Arjeta Musliu, drejtoreshë e qendrës “Ri-Jeta” ka mbajtur ligjëratë me studentët e Fakultetit të Psikologjisë në degën e Kolegjit AAB në Ferizaj. Musliu foli për arsyet e themelimit të kësaj qendre në fillim të ligjëratës, për të vazhduar më pas me analizën e fenomeneve negative të përhapura në shoqëri, pasojat dhe parandalimin e tyre.

Diskutimet u fokusuan në veçanti te këto fenomene që hasim te grupmoshat e reja siç janë: substancat narkotike/psikoaktive, alkooli, dhuna si dhe vetëdijësimin ndaj tyre.

Share: