Gregory Gleason, profesor emeritus në Universitetin New Mexico, njëherësh drejtor i Qendrës për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani, vizitoi Kolegjin AAB, ku u prit nga dekani i Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB, Petrit Bushi, dhe stafi akademik i këtij fakulteti.
Prof. Gleason, u informua edhe për programet e studimit që ofron AAB, dhe shprehu interesimin për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Në anën tjetër, dekani Bushi, i konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të të dyja institucioneve, duke e falënderuar për vizitën që po i bënë Kosovës, dhe në veçanti Kolegjit AAB.
Prof. Gleason është doktor shkence në fushën e shkencave politike. Ai është autor i pesë librave shkencorë, nga fusha e ngushtë.