Drejtuesit e Institutit Kanadez të Teknologjisë vizitojnë Kolegjin AAB, fokusi në thellimin e bashkëpunimit

3 Nëntor 2023
Canadian Institute of Technology leaders visit AAB College, focus on deepening collaboration

Përfaqësuesit e Institutit Kanadez të Teknologjisë (CIT) janë mirëpritur nga stafi i Kolegjit AAB në një takim që kishte për qëllim planifikimin e bashkëpunimeve të radhës dhe prurjen e ideve të reja në fushën e arsimit të lartë.

Prorektorët e Kolegjit AAB Venera Llunji, Furtuna Mehmeti, Gëzim Shabani, nënkryetari i Këshillit Drejtues Bujar Demjaha, dekani i Fakultetit Ekonomik Medain Hashani, dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija, zyrtarja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte Erëza Mehmeti dhe profesorët Roberta Bajrami, Ilir Bytyqi kanë mirëpritur në takim rektorin e këtij instituti Sokol Abazi, administratorin Ubejd Osmani dhe këshilltarin e bordit të administratës Bledar Komini.

Mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve në veçanti me Fakultetin Ekonomik dhe të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, konferencat e përbashkëta mes Alumni-ve të dy palëve, vizita studimore, bashkëpunim në programet Erasmus+, programe të përbashkëta të nivelit bachelor dhe master, konferenca të përbashkëta dhe kurse profesionale ishin disa nga qëllimet dhe propozimet për të cilat diskutuan të pranishmit.

Takim i ngjashëm ishte zhvilluar edhe në Tiranë ku përfaqësuesit nga Kolegji AAB patën vizituar CIT për të mbajtur partneritet të qëndrueshëm dhe jetëgjatë që kontribuon në zhvillimin e dy institucioneve.

Share: