Dy fakultetet e Kolegjit AAB nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për Aftësime Profesionale KTC

6 Mars 2024
The two faculties of AAB College sign a cooperation agreement with the Institute for Professional Skills KTC

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i përfaqësuar nga dekanja Aida Alla dhe Fakulteti i Arteve i përfaqësuar nga dekani Fitim Aliu, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për Aftësime Profesionale KTC me drejtoreshë Violeta Dema.

Këto marrëveshje parashohin realizimin e praktikës profesionale për studentët e dy fakulteteve si dhe mësimin e praktikës për kursistët e Institutit KTC.

Përveç kësaj, palët nënshkruese do zhvillojnë aktivitete dhe takime të përbashkëta nëpërmjet përfaqësuesve.

Share: