Vitalija Gerikiene dhe Vilija Vaikasiene janë pjesë e shkëmbimit të mësimdhënësve përmes projektit ERASMUS+ nga Universiteti Siauliu Valstesbyne. Ato zhvilluan ligjëratë për studentët e Fakultetit të Infermierisë me temën “Komunikimi mes profesionistëve shëndetësor”.
Së paku një javë dy ligjërueset do qëndrojnë në Kosovë për studentët e Kolegjit AAB, në mënyrë që të shkëmbejnë përvojat e tyre në fushën e Infermierisë nga Lituania.
Studentët ndoqën me shumë interes videoprezantimet e ligjërueseve dhe ishin kurioz për shume çështje që përkojnë me fakultetin që studiojnë.