Dy profesorë të Kolegjit AAB mbajtën ligjërata në Universitetin Shtetëror të Shkencave të Aplikuara në Lituani

10 Maj 2023
Two AAB College professors held lectures at the Lithuanian State University of Applied Sciences

Profesorët e Kolegjit AAB Agron Mustafa dhe Hysen Kasumi, ishin të ftuar si ligjërues në kuadër të programit Erasmus+ për shkëmbimin e stafit akademik në Universitetin Shtetëror të Shkencave të Aplikuara Šiauliai në Lituani. Ata ligjëruan për studentët e programeve “Komunikimi organizativ” dhe “Menaxhimi i informacionit”, ndërsa temat e ligjëratave kishin të bënin me mësimdhënien moderne ku në qendër është nxënësi.

Gjithashtu rëndësi e veçantë iu dedikua edhe rëndësisë së lidershipit në formimin e liderëve dhe menaxherëve në të ardhmen.

Share: