E diplomuar në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore, studentja Alberta Tahiri vlerëson rolin e AAB-së në suksesin e saj si infermiere e re

23 Korrik 2024

Pasionin për mjekësinë dhe vetëdijësimin e shoqërisë për rëndësinë e kujdesit shëndetësor Alberta e kishte të shprehur nga fillimi i studimeve.

Ajo me angazhim të pakursyer arriti që të ishte një nga studentet e diplomuara me notën maksimale 10, ndërsa kjo përbënte vetëm fillimin e rrugëtimit të saj në këtë profesion.

Alberta, zhvillimin e saj profesional si infermiere po e realizon përmes praktikës në njërën nga Qendrat Mjekësore Familjare, në Komunën e Vushtrrisë.

Përplot entuziazëm, ajo tregoi për rolin e pazëvendësueshëm që kishte Kolegji AAB në zhvillimin e shkathtësive për këtë profesion.

Tutje shtoi se hapësirat për praktikë shtojnë interesimin te studentët, pasi nëpërmjet tyre ata njohin rëndësinë e profesionit si infermierë të rinj, që nënkupton një nga shtyllat kryesore të mirëqenies së çdo individi.

Share: