Edhe dy studente të Kolegjit AAB, kanë filluar punën praktike në Zyrën për Zhvillim të Teknologjisë

17 Gusht 2018

Rina Doda dhe Leutrina Bajrami kanë përfunduar studimet në fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, ato tashmë janë angazhuar në punë praktike në Zyrën për Zhvillim të Teknlogjisë në Kolegjin AAB.

Ato pohuan se AAB është vend i mundësive për ngritje profesionale dhe se krahas angazhimeve të vazhdueshme për të siguruar studime cilësore, një rëndësi të veçantë i kushton edhe përparimit teknologjik, gjithmonë duke i përfshirë edhe studentët.

Një nga sektorët më të rëndësishëm organizativ në Kolegjin AAB është Shërbimi i Teknologjisë Informative (TI). Si lider në arsimin e lartë jopublik, Kolegji AAB mban primatin edhe në zhvillimin e infrastrukturës teknologjike në institucionet e arsimit universitar.

Kujtomë se Rina dhe Leutrina në kuadër të programit Erasmus + kanë gëzuar edhe bursën e plotë të studimeve nga Kolegji AAB për të vijuar një semester në fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Lituani.
Për më shumë kliko videon më poshtë,

Studentet e AAB-se ne Erasmus+

Dhjetëra studentë të Kolegji AAB, kanë ndjekur studimet njësemestrale në universitete të ndryshme evropiane, ndërsa mundësitë e tilla do të shumëfishohen gjatë vitit të ardhshëm akademik.Shkëmbimi i studentëve dhe stafit akademik me universitete jashtë vendit, janë mundësi e shkëlqyer për të mësuar përvoja të reja dhe për të vizituar universitete e vende të ndryshme.Bëhu pjesë e Kolegji AAB që të përfitosh nga mundësitë e tilla!

Posted by Kolegji AAB on E enjte, 9 August 2018

Share: