Edhe tri studente të Fakultetit të Psikologjisë suksesshëm përfunduan praktikën profesionale në OJQ-në “Jeta e pavarur”

29 Maj 2018

Fakulteti i Psikologjisë i Kolegjit AAB, një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë së vet ia ka kushtuar edhe angazhimit të studentëve në praktika profesionale, nëpër institucione të ndryshme me të cilat AAB tashmë ka marrëveshje bashkëpunimi.

Gjatë kësaj periudhe, Tri studente të Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB me sukses të lartë përfunduan profesionale në OJQ-në “Jeta e pavarur”, ku morën trajnime për shërbimet Psiko-sociale.

Kolegji AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa komuna si dhe shumë institucione e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare, ku studentët e këtij kolegji në vazhdimësi kryejnë praktikat profesionale nëpër këto institucione.

Share: