Eksperti i njohur i web design dhe marketingut digjital nga Finlanda i ftuar si “Guest Speaker”

31 Mars 2023
The well-known expert of web design and digital marketing from Finland invited as "Guest Speaker"

Në ligjëratën e radhës të “Guest Speaker” në degën e Kolegjit AAB në Ferizaj ishte i ftuar eksperti i njohur i web design dhe marketingut digjital, Blerim Qerimi, i cili zhvillon aktivitetin e tij në këtë fushë prej 15 vitesh në Finlandë.

Tema e ligjëratës për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike ishte “Zhvillimi i uebfaqeve përmes platformave të ndryshme bashkëkohore”. Ai shpjegoi rrugëtimin dhe zhvillimin e karrierës së tij, ndërsa u fokusua edhe në tiparet fillestare për të krijuar një web, duke vazhduar me llojet e web-it dhe detaje tjera të rëndësishme rreth kësaj teme.

Në fund të ligjëratës ai paraqiti edhe praktikisht shembuj të webfaqeve të dizajnuara, ku morën pjesë edhe drejtori i degës së Kolegjit AAB në Ferizaj, Lulzim Shabani dhe profesori Arbër Parduzi.

Share: