Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, zhvilloi me sukses ligjëratën e radhës në kuadër të “Guest Talk”, me temën “Code, Power & Democracy: How Software Is Rewriting Politics”.
I ftuar në këtë ligjëratë ishte eksperti i teknologjisë dhe sipërmarrësi Ermal Sadiku, i cili para studentëve dhe stafit akademik trajtoi ndikimin gjithnjë në rritje të teknologjisë dhe softuerit në proceset politike dhe shoqërore.
Gjatë ligjëratës, Sadiku foli për zhvillimet e hovshme teknologjike, platformat digjitale dhe algoritmet bashkë me rolin e tyre në formësimin e opinionit publik, vendimmarrjen politike dhe funksionimin e demokracisë moderne.
Po ashtu, ai diskutoi edhe për rolin e programuesve dhe profesionistëve të teknologjisë në këto zhvillime, duke inkurajuar studentët që të jenë të vetëdijshëm për peshën e profesionit të tyre në procese të ndryshme.
Kjo ligjëratë shërbeu për shkëmbim të ideve dhe reflektim mbi rolin e teknologjisë në shoqërinë bashkëkohore.


