“Ëmbëlso veten, gëzo fëmijët”, aktivitet për të ndihmuar fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës

29 Mars 2017

Me qëllim për të ndihmuar fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës, studentët e Fakultetit të Psikologjisë, të Kolegjit AAB, më 30 mars e 01 prill 2017, do të organizojnë aktivitetin humanitar “Ëmbëlso veten, gëzo fëmijët”.

Ideja e këtij aktiviteti është që përmes shitjes së ëmbëlsirave të gatuara nga studentët e Fakultetit të Psikologjisë, të grumbullohen mjete që do t’u dedikohen fëmijëve në nevojë, pjesë e SOS Fshatrave të Kosovës.

Ekspozimi i ëmbëlsirave për shitje do të bëhet në objektin e ri të Kolegjit AAB, në Prishtinë, ditën e enjte (30.03.2017) dhe të shtunën (01.04.2017).

Ëmbësohuni pak, të gëzoni të tjerët!

 

Share: