Qëndresa Kukaj Prelvukaj ka përvojë në menaxhimin e projekteve dhe programeve në arsimin e lartë në Kosovë. Aktualisht është kandidate për doktoratë në Ekonomi në Universitetin Hungarez të Agrikulturës dhe Shkencave të Jetës (MATE) në Hungari, me fokus në tranzicionin e të rinjve nga arsimi në tregun e punës.
Ajo ka përfunduar Masterin në Ekonomi në Universitetin Vanderbilt në SHBA si bursiste e programit për Lidership Transformues të financuar nga USAID. Po ashtu, mban një Master dhe një Bachelor në Administrim Biznesi nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.
Përvoja Profesionale
Znj. Kukaj mban pozitën e Ligjërueses dhe Koordinatores për Mësim në Fakultetin Ekonomik në Kolegjin AAB, ku angazhohet në mbikëqyrjen e proceseve akademike, si dh zhvillimin dhe akreditimin e programeve studimore. Ajo është gjithashtu hulumtuese në projektin ndërkombëtar EDULAB të financuar nga Horizon Europe I cili ka për qëllim hulumtimin tranzicionit nga arsimi në tregun e punës të të rinjve europianë. Ajo gjithashtu është e angazhuar si hulumtuese në projektin HUMLIT, poashtu të financuar nga programi Horizon Europe, I cili fokusohet në hulumtimin e mënyrës se si prodhohet, shpërndahet dhe pranohet humori në Europë.
Përvojat e saj paraprake përfshijnë angazhimin e saj si Kryesuese e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në KRU Hidrodrini në Pejë, rolin e Zyrtares për Projekte dhe Ligjëruese në Kolegjin AAB, Ligjëruese dhe Koordinatore e Programeve të University of London/London School of Economics në Kolegjin Riinvest, Ligjëruese dhe Specialiste e projekteve në Universum College, si dhe zhvilluese dhe koordinatore e projekteve në organizatat jo-qeveritare Play2Educate, Anibar, dhe Lens, ku është angazhuar në koordinimin e programeve për fuqizimin e të rinjve, ndërmarrësinë sociale dhe trajnime për organizatat e shoqërisë civile.
Hulumtime dhe Publikime
Fokusi i hulumtimeve të saj përfshin arsimin e lartë dhe tranzicionin nga arsimi në tregun e punës. Disa nga hulumtimet e saj të fundit përfshijnë:
Trajnime dhe Çmime
Gjatë karrierës së saj, Qëndresa ka qenë pjesë e iniciativave që synojnë fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin profesional të grave në shoqëri. Në vitin 2019, ajo u përzgjodh si mentore në programin “Womentorship for Dialogue” nga OSBE-ja, ku ofroi udhëzime për vajzat e reja në Kosovë në drejtim të zhvillimit të tyre personal dhe profesional. Po atë vit, për shkak të angazhimit të saj në organizatën joqeveritare Play2EDUCATE, e cila përdor lojën dhe dialogun si mjete për të luftuar ekstremizmin, ajo u shpërblye me titullin “Vullnetare e Vitit për Ndikim në Komunitet” nga USAID dhe Citizens Corps.
Ajo është gjithashtu përfituese e dy bursave të plota akademike. Në vitin 2021, ajo fitoi bursën “Stipendium Hungaricum” për studimet doktorale në Hungari, ndërsa në vitin 2016, u përzgjodh bursiste e Programit për Lidership Transformues, që i mundësoi studimet master në SHBA, të financuara nga USAID dhe Qeveria e Kosovës.
Aftësi Gjuhësore dhe Kompjuterike
Qendresa e ka gjuhë amtare gjuhën Shqipe, ndërsa flet edhe Anglisht (C2), Spanjisht (B2), dhe Serbisht (A2).
Aftësitë e saj kompjuterike përfshijnë përdorimin e MS Office dhe softuerëve statistikorë SPSS, Stata, dhe R.