Dekanati

Medain Hashani
Dekan
Medain Hashani u lind në Ferizaj. Ka mbaruar Fakultetin Ekonomik, drejtimin Banka Financa dhe Kontabilitet në Universitetin e Prishtinës, po ashtu ka mbaruar studimet e magjistraturës për Kontabilitet dhe Auditim në Akademinë e Studimeve të Avancuara Universitare (ASAU). Studimet e doktoratës në fushën e Kontabilitetit dhe Auditimit, i ka mbaruar në Universitetin Sv.Kiril i Metodij në Fakultetin Ekonomik në Shkup.
Në nivelin profesional dhe Akademik është i certifikuar për: Implementimin e Kontabilitetit ndërkombëtar në Kosovë, Train the Trainer, menaxhimin e operacioneve, menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin strategjik, menaxhimin e projekteve, vlerësimin e aseteve, vlerësimin e investimeve si dhe për procesin e integrimeve në BE dhe direktivat e BE-së.
z. Hashani ka përvojë të pasur profesionale, nga viti 2006 deri 2009 ka qenë senior auditor i jashtëm në Kompaninë Audituese, Audit, Tax FAS, nga 2009 deri 2012 drejtor financiar në Pallatin e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve Prishtinë, nga 2012 deri 31.10.2020 drejtor i degës së Ferizajt në Kolegjin AAB, nga maj 2015 dhe në vazhdim është kryetar i Bordit i kompanisë së sigurimeve PRISIG, nga 2019 anëtar i bordit drejtues në Institucionin financiar jobankar BI CREDIT Sh.a dhe nga 01.11.2020 Dekan i Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB.
Përvoja akademike e z. Hashani është po ashtu mjaft e bujshme, nga 2006 deri në vitin 2009 ka qenë ligjërues në German Academy for Economy and data processing Kosova, nga viti 2006 deri në vitin 2009 ka qenë asistent në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, nga 2011 e në vazhdim në BPRAL Kolegji AAB është profesor në nivelin bachelor dhe në nivelin master si dhe nga 2017 është Ligjërues në Institutin AAB për kontabilist dhe auditor të çertifikuar.
Deri më tani ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, kryesisht nga fusha profesionale, të organizuara dhe të mbajtura në institucione dhe universitete të shteteve më prestigjioze të Evropës.
z. Hashani deri më tani ka publikuar këto punime shkencore: “The importance of internal audit In increasing performance of Microfinance institutions:The case of the developing Country”, “The rule of thumb: Private consumption as a driving force of the economic growth of Western Balkan Countries”, “The impact of tax changes on the liquidity of construction companies in the developing market”, “Survival analysis of covid-19 incidence in Kosovo”, “Entrepreneurial intentions from an Islamic perspective: a study of Muslim entrepreneurs in Indonesia”, “Roli i Auditimit te jashtëm në politikat kreditore të bankave komerciale”,”, “Roli i burimeve njerëzore në rritjen e investimeve të NVM-ve” dhe “Identifikimi i nevojave për punonjës në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Komunën e Ferizajt”.
Ligjëron:
- Kontabiliteti (në nivelin Bachelor)
- Kontabiliteti Financiar F3 (në nivelin Bachelor)
- Auditimi dhe Siguria F7 (në nivelin Master)
- Menaxhment Financiar F8 (në nivelin Master)
- +383 38 600 005 ext 125
- [email protected]

Eriona Ajvazi
Zyrtare për sigurim të Cilësisë
PhD C. Eriona AJVAZI
Ligjëruese dhe Koordinatore e Cilësisë – Kolegji AAB
Eriona Ajvazi ka lindur më 25 qershor 1997 në Prishtinë, Kosovë. Ajo ka përfunduar studimet
themelore dhe master në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Kolegjin AAB (https://aab-edu.net/), përkatësisht në vitet 2018
dhe 2021. Gjatë periudhës shkurt 2017 – korrik 2017, ndoqi program shkëmbimi akademik
Erasmus+ në Universitetin publik të Łódzkit në Poloni (https://www.uni.lodz.pl/), brenda Fakultetit të Filologjisë.
Aktualisht është kandidate në programin e doktoraturës në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin e Grazit (Austri) (https://www.uni-graz.at/de/), me fokus në Analizën Kritike të Diskursit në Gjuhën Angleze për Dialogun Kosovë-Serbi.
Nga viti 2019 e tutje, aktivitetet e saj përfshijnë përfaqësim në Modelin Evropian Y-FED në Strasburg, trajnim dhe certifikim mbi marketingun digjital dhe SEO, prezantime në konferenca ndërkombëtare mbi gjuhësinë, arsimin dhe të drejtat e njeriut, si dhe një sërë trajnimesh Erasmus+ në vende si Franca, Holanda, Austria, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina, Shqipëria, dhe Sllovakia.
Në vitin 2025, ka marrë pjesë në punëtori dhe seminare doktorale ndërdisiplinore në Itali, Kroaci, Austri dhe Shqipëri, me fokus në gjuhësinë, metodat, studimet e zonës, të drejtat e njeriut dhe arsimin e qendrueshëm. Këto përvoja e kanë pasuruar ndjeshëm formimin akademik dhe profesional, duke pasuar me njohuri të thelluara, rrjetëzim ndërkombëtar dhe perspektiva të reja ndërdisiplinore.
Që nga viti 2016, ajo është pjesë e stafit në Kolegjin AAB si përkthyese, kurse prej 2021 si ligjëruese në Fakultetin e Gjuhës Angleze. Paralelisht, që nga viti 2023 mban edhe pozitën e
Koordinatores për Sigurimin e Cilësisë. Ajo ka përvojë gjithashtu si Zëvendës Kuratore në Global Shapers Prishtina (2020–2021) dhe Zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove – Prishtina (2017–2019). Ka përkthyer në kontekste të ndryshme në KFOR, trajnime, ligjërata dhe kampe.
Eriona Ajvazi është përfshirë në mënyrë aktive në programe ndërkombëtare akademike dhe
profesionale si Erasmus+, Workshope, konferenca dhe seminare në vende të ndryshme si Austria, Holanda, Franca, Kroacia, Italia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja etj.
Ajo është certifikuar në fushat e metodologjisë së kërkimit, të drejtave të njeriut, arsimit të
lartë për të rritur dhe vlerësimit të bazuar në kompetenca.
Ajo zotëron njohuri të avancuara në gjuhën angleze dhe njohuri mesatare në gjermanisht, spanjisht.
Eshte anëtare aktive e Western Balkans Alumni Association, dhe më herët ka qenë pjesë e organizatave rinore dhe qytetare si JEF Kosova dhe Global Shapers Prishtina, ku ka kontribuar në promovimin e vlerave demokratike dhe përfshirjes rinore në vendimmarrje. Në aspektin e projekteve, aktualisht shërben si anëtare e Grupit Këshillor të projektit ReLOaD3 në Kosovë, të mbështetur nga UNDP, që synon forcimin e demokracisë vendore në Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2020 ka menaxhuar projektin për anëtarësimin e Kosovës në CERN, si dhe ka qenë e angazhuar në projektin “Të Ardhurat Bazë të Pakushtëzuara”, duke kontribuar në promovimin e politikave inovative për mirëqenien sociale dhe zhvillimin shkencor.
Interesat e saj akademike përfshijnë fusha ndërdisiplinore që lidhen kryesisht me gjuhësinë, analizën kritike të diskursit, peisazhet gjuhësore, sociolinguistikën, me fokus të veçantë në mënyrën si gjuha formëson identitetin, ideologjinë dhe marrëdhëniet e pushtetit në kontekste politike e sociale.
Ajo është e njohur për përkushtimin e saj ndaj cilësisë akademike, zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe ndërlidhjes së arsimit me proceset demokratike, përfshirjen rinore dhe zhvillimin e qëndrueshëm në nivel rajonal dhe evropian.
- +383 38 600 005
- [email protected]

- +383 38 600 005
- [email protected]