Fabiola Syla: Kolegji AAB mundësia më e mirë për ngritje profesionale 

30 Janar 2018

Fabiola Syla ka përfunduar studimet e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, ajo tashmë është angazhuar për punë praktike në Kolegjin AAB në Zyren për Shërbim të Teknologjisë.

Ajo tha se gjithmonë ka dashur të bëhet pjesë e Kolegjit AAB sepse sipas saj, Kolegji AAB është vendi ku më së shumti dëgjohet zëri i studentëve. “Kolegji AAB gjithmonë më është dukur vend i mundësive, tash po e shoh edhe nga afër se cfarë pune e madhe bëhet nga të gjitha sektoret e këtij Kolegji, ky me të vërtetë është vendi ku studenti është në rend të parë dhe poashtu është mundësia më e mirë për ngritje profesionale”.

Me Fabiolen në punë praktike janë të angazhuar edhe dy studentë të tjerë, Samir Dalipi dhe Sherif Sheremetaj. Ata pohuan se AAB krahas angazhimeve të vazhdueshme për të siguruar studime cilësore, një rëndësi të veçantë i kushton edhe përparimit teknologjik, gjithmonë duke i përfshirë edhe studentët.

Një nga sektorët më të rëndësishëm organizativ në Kolegjin AAB është Shërbimi i Teknologjisë Informative (TI). Si lider në arsimin e lartë jopublik, Kolegji AAB mban primatin edhe në zhvillimin e infrastrukturës teknologjike në institucionet e arsimit universitar.

 

Share: