Kolegji AAB organizoi vizitë studimore për studentët e Psikologjisë dhe nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Qendrën “Autizmi”

3 Prill 2018

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ndëgjegjësimit për Autizmin, Kolegji AAB organizoi vizitë studimore me studentët e Fakultetit  të Psikologjisë në Qendrën “Autizmi” – Prishtinë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që studentëve të ju mundësohet për së afërmi të njoftohen me punën e qendrës dhe qëllimeve  të saj per zhvillimin e shkathtësive dhe potencialeve të fëmijëve me autizëm, integrimin e tyre në shoqëri dhe rritjen e vetëdijes në nivel qeveritar dhe joqeveritar lidhur me autizmin dhe shërbimet e nevojshme.

Përfaqësuesit e kësaj organizate u përgjigjigjën edhe pyetjeve të shumta që studentët kishin rreth fëmijëve me autizëm nga profesionalistë të specializuar me teknikën ABA (Applied Behavior Analysis).

Me qëllim të ofrimit të punës praktike të studentëve pranë kësaj qendre si dhe zhvillimit të aktiviteteve tjera të përbashkëta u nënshkrua edhe memorandumi i bashkëpunimit në mes të Kolegjit AAB -Fakulteti i Psikologjisë dhe Qendrës “Autizmi” – Prishtinë. 

Share: