Fakultetet e Kulturës Fizike të Kolegji AAB dhe Universitetit “Saints Cyril and Methodius”  nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

27 Mars 2019

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit i Kolegjit AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetit të Universitetit “Saints Cyril and Methodius” në Shkup.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit ka për qëllim të zhvillojë aktivitete të përbashkëta në mes të dy insitiucioneve, shkëmbimin e stafit akdemik, shkëmbimin e studentëve, pjesëmarrjen në seminare, konferenca, takime akademike e aktivitete të tjera.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në AAB, prof. dr. Fatmir Pireva dhe nga dekanja e Fakultetit të Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndet në Universitetin “Saints Cyril and Methodius” në Shkup, prof.dr. Lence Aleksovska – Velickovska.

Share: