Fakulteti i Administratës Publike është një qendër kryesore e dijes dhe zhvillimit në fushën e administratës publike në Kosovë dhe në rajon. Rrjedhimisht programi MA në Administratë Publike ofron një mjedis ndërdisiplinor ku studentët përfitojnë njohuri të thella për administrimin publik përmes kërkimit shkencor, bashkëpunimit me institucionet qendrore dhe lokale, me bizneset vendore, si dhe përmes aplikimit të dijes në praktikë, ligjërata profesionale, këshillim dhe trajnime.
Programi MA në Administratë Publike ndërthur teorinë me praktikën, duke i pajisur studentët me njohuri të avancuara për administratën dhe menaxhimin publik. Programi synon të zhvillojë aftësitë analitike, mendimin strategjik dhe kompetencat profesionale të nevojshme për t’u përballur me sfidat e sektorit publik. Përmes qasjes së tij moderne dhe të qasshme, programi përgatit studentët të kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin dhe funksionimin e institucioneve publike në një sistem që vazhdimisht evoluon në Kosovë.
Misioni i programit MA Administratë Publike është: “të pajisë studentët me njohuri të thelluara akademike, aftësi kërkimore dhe kompetenca kyçe në fushën e studimeve të administratës publike, përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe përvojave kërkimore që u mundësojnë atyre të kontribuojnë në shoqëri duke i shfrytëzuar këto aftësi në tregun e punës dhe në arsimimin e tyre të mëtejshëm.”
Pas përfundimit me sukses të programit tё studimit, studenti do të fitoj këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:
Njohuri:
Shkathtësi:
Kompetenca:
Sipas nenit 6 të Rregullores, studimet Master kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar studimet themelore Bachelor dhe që kanë fituar së paku 180 ECTS, përkatësish 240 ECTS. Tutje, kushtet për pranim në studimet Master janë:
Në rast se studimet paraprake studenti i ka kryer në ndonjë fushë tjetër, studenti obligohet t’i nënshtrohet provimeve themelore të programit bachelor Administratë Publike të cilat quhen provime diferenciale.
Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 120 studentë për vit akademik.
Në bazë të Rregullores për Studime Master të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 9, 10 dhe 11 të kësaj rregulloreje.
Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.
Studimet në programin MA Administratë Publike zgjasin 2 vite, 120 ECTS me gjithsej 4 semestra.
Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Master i Arteve në Administratë Publike.
Të diplomuarit e programit MA në Administratë Publike kanë mundësi të gjera punësimi në institucione publike, agjenci qeveritare, administratën qendrore dhe lokale, si dhe në organizata ndërkombëtare dhe sektorin privat.
Ata mund të angazhohen në pozita të politikëbërjes, analizës së politikave publike, menaxhimit të projekteve, hartimit dhe implementimit të strategjive institucionale, si dhe në drejtimin e proceseve administrative dhe organizative. Falë aftësive kërkimore të fituara gjatë studimeve, të diplomuarit mund të kontribuojnë si hulumtues në institute, qendra kërkimore, organizata të shoqërisë civile dhe projekte të analizës së politikave.
Programi gjithashtu ofron një bazë solide akademike që u mundëson studentëve të vazhdojnë studimet e tyre në nivelin PhD në fushën e administratës publike, shkencave politike, menaxhimit publik ose fusha të tjera të ndërlidhura, duke ndërtuar një karrierë akademike ose kërkimore.
Vlerësimi i arritjeve të studentëve realizohet në përputhje me rezultatet e të nxënit të lëndëve dhe aftësitë akademike/profesionale që kërkon programi. Format e vlerësimit përcaktohen në secilin syllabus dhe studentët informohen qartë për detyrat dhe angazhimet gjatë semestrit.
Qasja institucionale nxit përdorimin e metodave të ndryshme të vlerësimit, të përshtatura për fushën e administratës publike. Vlerësimi përfshin kombinimin e vlerësimit formativ dhe atij sumativ, përmes:
BRAKTISJA E STUDIMEVE <14%
PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >90%
SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 9.0
Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve MA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.
Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes: