Studentët tanë gjatë tri viteve të studimit do të përmirësojnë aftësitë e tyre në menaxhim, analizë të politikave, ekonomi dhe metoda kuantitative. Të diplomuarit tanë do të jenë të përgatitur për të dhënë kontributin e tyre në hartimin e politikave dhe në menaxhimin e burimeve njerëzore në organizata publike, private dhe jofitimprurëse. Programet tona ndërlidhin teorinë me praktikën, që është edhe parakusht për fitimin e shkathtësive, njohurive dhe aftësive të duhura për karrierë në administratën publike. Departamenti i AP për të realizuar program e tij në mënyrë më të plotë do të hyjë në bashkëpunim me institucionet shtetërore në Republikën e Kosovës në nivel qendror dhe lokal si dhe me sektorin jofitimprurës. Ky bashkëpunim në rend të parë do të realizohet me punën praktike (internship) që do të mundësojë ndërlidhje të njohurive të fituara teorike me praktikën. Programi ynë është në përputhje me ndryshimet që ndodhin në kornizën ligjore e institucionale dhe në tregun e punës në Republikën e Kosovës dhe në regjion. Pos punës praktike, studentët do të angazhohen edhe në ativitete për kërkimin dhe hulumtimin e informatave dhe dukurive që lidhen me çështjet e qeverisjes, menaxhimit dhe politikat publike dhe sociale në të gjitha nivelet.
Pas përfundimit të programit, studenti do të jetë në gjendje të:
Studimet zgjasin 3 vite me gjithsej 6 semestra, ndërsa numri i përgjithshëm i ECTS-ve është 180. Gjashtë semestra përbëhen nga 4 lëndë të obligueshme dhe një lëndë zgjedhore. Për secilën lëndë zgjedhore studentët mund të zgjedhin nga së paku dy lëndë të tilla varësiht nga interesimi i tyre akademik. Kreditë korrespondojnë me 25-30 orë, ligjërata, mesime speciale individuale dhe kolektive, seminare, ushtrime, kolekfiume, praktika profesionale, detyra te kursit dhe provime perfundimtare, si dhe forma te tjera te punes mesimore. Çdo vit duhet të fitohen 60 ECT kredi për rreth 1500-1800 orë në vit.
Baçelor në Administrate Publike me specializim në Shkenca Politike.
Lënda prezanton konceptet bazë të administratës publike, përfshirë funksionet, strukturat dhe parimet që udhëheqin institucionet publike. Studentët njihen me rolin e administratës në raport me qytetarët dhe politikëbërësit në një sistem demokratik modern.
Kjo lëndë trajton temat kyçe të shkencave politike si pushteti, legjitimiteti, ideologjitë dhe institucionet politike. Ajo analizojnë mënyrën se si funksionojnë shtetet, partitë dhe proceset demokratike në nivele të ndryshme qeverisëse dhe kontekste ndërkombëtare.
Synon zhvillimin e aftësive në të shkruar akademikisht, përmes strukturimit të ideve, ndërtimit të argumenteve dhe përdorimit të burimeve. Studentët mësojnë teknikat e referencimit dhe standardet e stilit akademik në shkrimet e tyre kërkimore dhe analitike.
Fokusuar në përmirësimin e aftësive gjuhësore në anglisht, lënda përfshin leximin, të shkruarit, dëgjimin dhe të folurit. Përgatit studentët për komunikim efektiv në kontekst akademik dhe profesional, duke përdorur materiale autentike dhe ushtrime interaktive.
Kjo lëndë prezanton bazat e marrëdhënieve me publikun dhe rëndësinë e komunikimit institucional. Studentët mësojnë të hartojnë strategji komunikimi, të ndërtojnë imazhin publik dhe të menaxhojnë marrëdhëniet me qytetarët dhe mediat në sektorin publik.
Kjo lëndë shpjegon metodat dhe teknikat bazë të hulumtimit shkencor në shkencat shoqërore. Studentët mësojnë të formulojnë hipoteza, të mbledhin dhe analizojnë të dhëna, si dhe të ndërtojnë struktura të punimeve kërkimore akademike me integritet metodologjik.
Ofron njohuri themelore mbi të drejtën si sistem normash dhe parimesh që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore. Lënda përfshin ndarjen e së drejtës, burimet juridike dhe rolin e institucioneve ligj zbatuese në mbrojtjen e të drejtave dhe rregullshmërisë në shoqëri.
Lënda trajton konceptet elementare të statistikës, përfshirë mbledhjen, përpunimin dhe interpretimin e të dhënave. Studentët zhvillojnë aftësi në përdorimin e mjeteve statistikore për analiza të thjeshta, të nevojshme për hulumtime në fushën e administratës publike.
Synon përvetësimin e terminologjisë dhe komunikimit profesional në gjuhën angleze, të lidhura me administratën publike. Studentët angazhohen në lexim, diskutim dhe shkrim tematik për të përmirësuar shkathtësitë në situata të punës dhe studimeve ndërkombëtare.
Lënda trajton organizimin dhe funksionimin efektiv të zyrës moderne. Fokuson procedurat administrative, menaxhimin e dokumenteve, teknologjinë dhe komunikimin ndër personal si elemente thelbësore për rritjen e efikasitetit në administratën publike dhe institucionet e tjera.
Prezantohen njohuritë bazike për teknologjinë informative, duke përfshirë përdorimin e sistemeve operative, softuerëve të zyrës dhe internetit. Qëllimi është përgatitja e studentëve për të përdorur mjetet digjitale në punën administrative dhe kërkimin akademik.
Lënda prezanton parimet themelore të ekonomisë, përfshirë konceptet e ofertës, kërkesës, tregut dhe rolit të shtetit në ekonomi. Studentët fitojnë kuptim mbi ndikimin ekonomik në vendimmarrjen publike dhe menaxhimin e burimeve në sektorin publik.
Analizon normat dhe institucionet që rregullojnë veprimtarinë e administratës publike. Lënda përqendrohet në marrëdhënien midis shtetit dhe qytetarit, parimet e ligjshmërisë, kontrollin administrativ dhe procedurat e vendimmarrjes në administratën shtetërore dhe lokale.
Lënda shqyrton strukturën dhe funksionimin e shtetit në bazë të Kushtetutës. Fokus kryesor janë parimet kushtetuese, ndarja e pushteteve, të drejtat dhe liritë themelore, si dhe roli i Gjykatës Kushtetuese në mbrojtjen e rendit juridik.
Trajton mënyrën se si hartohen dhe zbatohen politikat publike nga administrata. Studentët mësojnë për ciklin e politikave publike, aktorët përkatës, analizat e ndikimit dhe sfidat në zbatimin e tyre në nivel qendror dhe lokal.
Kjo lëndë ofron njohuri për legjislacionin dhe politikat që rregullojnë punësimin dhe mbrojtjen sociale. Fokuson të drejtën e punës, sigurimet shoqërore, barazinë në punë dhe sfidat aktuale në tregun e punës dhe administrimin social.
Lënda analizon strukturat, kompetencat dhe funksionimin e qeverisjes lokale. Trajton raportin ndërmjet komunave dhe pushtetit qendror, rolin e qytetarëve në vendimmarrje dhe rëndësinë e decentralizimit për demokracinë vendore dhe ofrimin e shërbimeve.
Shpjegon parimet dhe praktikat e menaxhimit të OJQ-ve, përfshirë planifikimin strategjik, financimin, qeverisjen dhe pjesëmarrjen qytetare. Lënda thekson rolin e shoqërisë civile në demokraci dhe bashkëpunimin e saj me sektorin publik.
Ofron njohuri për vlerat themelore dhe standardet etike që udhëheqin sjelljen në administratën publike. Diskutohet integriteti, transparenca, llogaridhënia dhe mënyrat për të parandaluar korrupsionin në funksionimin institucional dhe marrëdhëniet me qytetarët.
Lënda shqyrton rregullat që udhëheqin procesin e vendimmarrjes administrative, përfshirë parimet procedurale, aktet administrative, fazat e shqyrtimit dhe mjetet juridike. Fokuson të drejtën e palës për mbrojtje dhe qasjen në drejtësi administrative.
Analizon strukturat organizative të administratës publike dhe parimet moderne të menaxhimit. Studentët mësojnë për modelet e decentralizimit, ndarjen funksionale të njësive administrative, delegimin e kompetencave dhe menaxhimin efikas të burimeve organizative.
Lënda ofron njohuri për menaxhimin e financave publike, përfshirë buxhetimin, të ardhurat dhe shpenzimet publike, borxhin publik dhe auditimin. Fokus i veçantë i kushtohet transparencës dhe efikasitetit në përdorimin e mjeteve buxhetore nga institucionet.
Prezantohen konceptet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare, përfshirë aktorët globalë, diplomacinë, të drejtën ndërkombëtare dhe sistemin multilateral. Analizohen tendencat aktuale dhe roli i shteteve të vogla në arenën ndërkombëtare.
Lënda shqyrton strukturën institucionale dhe funksionimin administrativ të Bashkimit Evropian. Fokus i veçantë i kushtohet marrëdhënieve ndërmjet institucioneve evropiane dhe administratave kombëtare, procesit të vendimmarrjes dhe zbatimit të politikave evropiane.
Analizon rolin e mediave në proceset politike dhe marrëdhëniet ndërmjet institucioneve dhe publikut. Trajtohen konceptet e komunikimit politik, ndikimi i mediave sociale, manipulimi i opinionit dhe liria e shtypit në një demokraci funksionale.
Lënda analizon sistemet politike të vendeve të ndryshme përmes qasjes krahasuese. Fokuson modelet e demokracisë, qeverisjes, ndarjes së pushteteve dhe proceseve zgjedhore, duke ndihmuar studentët të kuptojnë ngjashmëritë dhe dallimet në strukturat politike globale.
Shpjegon lidhjen ndërmjet politikës dhe komunikimit publik. Analizon përdorimin e mediave, retorikën politike, opinionin publik dhe marketingun politik në fushata zgjedhore, duke theksuar rëndësinë e komunikimit efektiv në ndërtimin e imazhit dhe mobilizimin qytetar.
Ofron njohuri themelore mbi historinë, funksionet dhe teknikat e diplomacisë moderne. Lënda përqendrohet në marrëdhëniet ndërkombëtare, përfaqësimin shtetëror dhe aftësitë diplomatike të nevojshme për ndërtimin e politikave të jashtme dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.
Studentët angazhohen në praktikë profesionale në institucione publike për të aplikuar njohuritë teorike në situata reale. Përcillet funksionimi praktik i administratës, ndërveprimi me qytetarët, procedurat zyrtare dhe vlerësimi i kapaciteteve të brendshme institucionale.
Lënda zhvillohet në gjuhën angleze dhe analizon strategjitë dhe faktorët që formësojnë politikën e jashtme të shteteve. Trajton marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe, diplomacinë ekonomike, sigurinë ndërkombëtare dhe ndikimin e organizatave ndërkombëtare në këtë fushë.
Analizon ndërveprimin ndërmjet politikës dhe ekonomisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Lënda shqyrton teoritë kryesore të ekonomisë politike, ndikimin e institucioneve financiare globale dhe rolin e shtetit në menaxhimin e zhvillimit ekonomik dhe interesit publik.
Fokusuar në zhvillimin e aftësive diplomatike në praktikë. Lënda përfshin analiza të rasteve konkrete, simulime negociatash dhe trajnim në protokollin diplomatik, duke ndihmuar studentët të ndërtojnë kompetenca për përfaqësim dhe ndërmjetësim në arenën ndërkombëtare.
Zhvillohet në gjuhën angleze dhe ofron njohuri mbi rregullat juridike që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Lënda trajton parimet e sovranitetit, të drejtën e detit, të drejtën humanitare dhe rolin e organizatave ndërkombëtare në zbatimin e ligjit.
Lënda prezantohet në gjuhën angleze dhe shqyrton strukturën institucionale të Bashkimit Evropian, procesin e vendimmarrjes, politikat kryesore të BE-së dhe ndikimin e tyre në shtetet anëtare dhe vendet aspirante për anëtarësim.
Studentët hartojnë një punim përfundimtar në një temë të zgjedhur nga fusha e administratës publike. Lënda përfshin hulumtim të pavarur, analizë kritike dhe zbatim të njohurive teorike dhe praktike për të demonstruar aftësinë profesionale dhe kërkimore të fituar gjatë studimeve.