Arkitekturë

Qëllimi dhe profili i Programit të Arkitekturës është përgatitja e kuadrove të reja në fushën e studimeve të Arkitekturës për të ushtruar detyrën përkatëse për nevojat e shoqërisë kosovare. Ky drejtim synon t’i aftësojë kandidatët si në fazën e konceptimit të idesë, monitorimit dhe implementimit të veprimeve specifike profesionale në lëmin e arkitekturës dhe të planifikimit. Një dimension tjetër i këtij drejtimi është edhe aftësimi i kandidatëve për të arritur shkathtësitë adekuate të njohjes teorike të problematikave dhe kritikën profesionale të tyre. Gjithashtu, duhet të theksohet edhe cytja e ambicieve për t’u marrë me studime të mëtejshme dhe punë të vazhdueshme kërkimore, në mënyrë që të zgjerojnë dijen dhe shkathtësitë profesionale në fazën e planifikimit, projektimit dhe implementimit apo ekzekutimit. Për ta argumentuar këtë në tregun e punës në Kosovë, krijohet një lidhje e pashmangshme me rritjen e vlerave profesionale të arkitektit, si në stilin e jetesës (në arkitekturën e banimit) ashtu edhe në aplikimin publik (hapësirat e bizneseve private si dhe në mirëmbajtje të objekteve në sektorin shoqëror). Të gjitha fushat e përmendura më lartë mbulohen me programin BA – Arkitekturë.

Ne nivelin e studimeve Bachelor në Programit e Arkitekturës ekziston bashkëpunimi ndërkombëtar me Universitetin e Pecs-it/ Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës/ Drejtimi i Arkitekturës, me Akademinë e Dizajnit në Lubjanë, më konkretisht me drejtimin e Dizajnit të Enterierit, si dhe me Universitetin e Arteve të Bukura Mimar Sinan, në Stamboll.

Dekanati

Armend Fazliu

Dekan U.D.

Armend FAZLIU, ka lindur në Gjilan.
Studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës i mbaroi në vitin 2005 në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Arteve, dega Skenografi në Universitetin e Prishtinës në vitin 2011. Titullin Doktor i Shkencave në lëminë e Arkitekturës e fitoi në Universitetin NBU në Bullgari në vitin 2020.

Prej vitit 2012 është angazhuar në Kolegjin AAB, filimisht si asistent, e më pastaj dhe si ligjërues në lëndët “Dizajn i Hapësirës” dhe “Projektim”.
Nga viti 2016 është i angazhuar si ligjërues i jashtëm universitar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, në lëndët “Projektim” dhe “Enterier”.

Krahas punës akademike, Armend Fazliu punon edhe lëminë e projektimit arkitektonik, ku ka të realizuara një numër të konsiderueshëm të projekteve të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj. 

Dr.Sc. Armend Fazliu është autor i disa publikimeve shkencore të cilat i ka prezantuar në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe ka publikuar në revista shkencore ndërkombëtare jashtë Kosovës, si në Itali, Bullgari, Hungari dhe Shqipëri. 

Vizitat studimore: 

Itali, Austri, Gjermani, Bullgari, Hungari, Kroaci, USA, etj. 

Ekspozita personale ndërkombëtare: 

  1. – Expo-diaspora-fine-art-die funfte, Kunsthaus Bocholt, Germany. 
  2. – Expo-diaspora-fine-art-die funfte, Kunsthaus Bocholt, Germany. 
  3. – Fort Worth Community Art Center, Texsas, USA. 

Ligjëron lëndët: 

Bazat e projektimit
Dizajni i enterierit për ndërtesa publike 1, 2