Arkitekturë

Qëllimi dhe profili i programit


Programi MA – Arkitektura kryesisht bazohet në anën artistike dhe kreative të arkitekturës, por në një raport të duhur me njohjen e anës teknologjike, gjë që rezulton në krijimin e hapësirave dhe konteksteve urbane në të cilat lidhen arti dhe teknologjia. Kjo nënkupton arkitekturën e cila ka si rezultat një formë të deklaratës artistike, qëllimit në krijimin e ideve bashkëkohore duke e çmuar atë që ekziston dhe ambientin si kompozicion. Për ta ushtruar profesionin e arkitektit, kërkohet aftësia për ta njohur kuptimin/ domethënien e materialit, hapësirës, formës, proporcioneve dhe tërësisë. Ndër të tjera kërkohet njohuria mbi funksionin, anën konstruktive/ teknologjike, materialet dhe kushteve të lokacionit. Duke i përfshirë të gjitha këto qëllimi dhe përqendrimi thelbësor i Programit MA – Arkitekturë është në projektim arkitektural, kontekstin urban/ hapësinor si dhe traditën dhe kulturën e ruajtjes së trashëgimisë arkitekturale.

 

Rezultatet e pritshme


– njohuri të specializuara të nivelit më të lartë, një pjesë e të cilave janë pjesë thelbësore e njohurive të një fushë të punës dhe studimit, si bazë për të menduarit (dhe/apo hulumtimit) origjinal
– ndërgjegjësim kritik për çështje të njohurive në një fushë të caktuar dhe në ndërveprim në mes të fushave të ndryshme
– punë me njohuritë që i mbulojnë dhe integrojnë pjesën më të madhe të fushavekryesore të një lënde, disipline ose fushe të punës – përfshirë karakteristikat, kufijtë dhe terminologjinë e tyre
– aplikimi i të kuptuarit kritik të teorive kryesore, koncepteve dhe principeve
– shfrytëzimi e njohurive ekstensive, të detajuara dhe kritike dhe të kuptuarit e një, ose më shumë specializimeve, që janë pjesa më e avancuar e asaj fushe
– do të jene të kualifikuar për vazhdimin e studimeve në nivelin PHD
– aftësi në projektim në lidhmëri me kontekstin urban, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e ambientit të ndërtuar dhe atij në ndërtim/planifikim;
– baza në njohjen e Historisë së arkitekturës së shekullit XXI, të Teorisë Arkitekturale si dhe të Hapësirës ku takohen Arti dhe Teknologjia do të ju mundësojnë studentëve zhvillimin e sensit të inovacionit në arkitekturë, të lidhur me kohën dhe vendin, njerëzit dhe kulturat.
– shkathtësi në menaxhim të praktikës arkitekturale dhe punës në ekip.
– mundësi/aftësi për të i shfrytëzuar burimet, materialet dhe teknologjitë e prodhimit dhe krijimit te një arkitekture të qëndrueshme në ambient.
– njohuri dhe ndjeshmëri në aplikimin e metodologjisë për ruajtjen e strukturave të vjetra arkitekturale si dhe ndërlidhjen e ambientit të ri me atë vjetrin.

 

Niveli dhe grada akademike


Bachelor i Arteve në Arkitekturë (BA në Arkitekturë)

 

Kohëzgjatja dhe vëllimi


Numri i tërësishëm i kredive për përmbushjen e obligimeve të këtij niveli Master të studimeve është 120 ECTS (30 për semestër, respektivisht 60 për vit akademik) .

 

Lista e lëndëve

 

I

 

Koncepti, programi dhe projekti – A 9 ETCS

Nëpërmes projekteve dhe analizes se punimeve seminarike, studentët do të zhvillojnë idetë për krijimin e projekteve si dhe të shprehurit arkitektural të po të njëjtave ide (koncepti, programi dhe materializimi). Opsionet e pavarura/ individuale të projekteve, do të mbulojnë: tipologjitë e ndryshme të objekteve të banimit(objekte indviduale dhe kolektive të banimit, çerdhe, hotele…). Lënda do të jetë e lidhur ngushtë me konceptin urban/ qytetin, me qëllim të arritjes së njohurive interdisciplinare.

Konteksti urban/Qyteti 6 ETCS

Ka të beje me idetë për zhvillimin e strategjive, kornizave, koncepteve, planit urbanistik, përmirësimin e hapësirave publike si dhe qëllime të tjera në kontekstin urban, me fokus në qytetin. Do të ketë një lidhje të ngushtë dhe ndikim në realizimin e projektit individual të studentit në lëndën: Koncepti, programi dhe projekti – A.

Projektimi/teknologjia/materialet – Hapësira ku takohen Arti dhe teknologjia 3 ETCS

Teknologjia në ditët e sotme mundëson një spektër të gjerë të mundësive për projektim të strukturave, duke krijuar balansin në mes të aplikimit të rregullave dhe artit si kreativitet, duke mos lënë anash anën funksionale në raport me atë estetike, gjë që jep mundësinë e krijimit të poemave të vërteta arkitekturale.

Praktika profesionale arkitekturale – A 6 ETCS

Lënda njeh menaxhmentin strategjik si element kyç për menaxhimin e suksesshëm të një praktike arkitekturale. Do të krijohet një lidhje në mes të strategjisë së praktikës, garës në treg dhe menaxhimit të ekipeve projektuese në infrastrukturën e këtyre praktikave.

Përdorimi i avancuar – CAD 3 ETCS

Në këtë lëndë do të vazhdohet me avancimin e aplikimit të dizajnimit kompjuterik arkitektural (pas të gjitha njohurive të arritura në nivelin BA), duke u futur në anën 3D (tre-dimensionale) të modelimit dhe prezantimit të idesë.

Teoria arkitekturale 3 ETCS

Teoria arkitekturale mbulon një fushë të gjerë të teorive, të cilat nëpër histori kanë udhëzuar mënyrën se si arkitektura është imagjinuar dhe realizuar. Ajo hulumton në të dy traditat, si atë përëndimore, ashtu edhe atë jo-perëndimore, të cilat e konsiderojnë të menduarit dhe të shkruarit si pjesë të pashmangshme të procesit të ndërtimit.

Arkitektura e shekullit 21 3 ETCS

Konceptet arkitekturale siç janë: programi, projekti me transparencën e tij, struktura, materializimi dhe ornamenti/dekorimi do të hulumtohen gjatë zhvillimit të lendës në raport me manifestimet e kohës në planifikim hapësinor, teknologjinë digjitale dhe qëndrueshmërinë ekologjike në dizajn dhe projektim. Do të trajtohen polemikat bashkëkohore dhe strategjitë e të sotmes, në drejtim të së cilave shkojnë zhvillimet arkitekturale.

Trajtimi i strukturave historike arkitekturale – metodologjia 3 ETCS

Kjo lëndë do të tregojë trajtimin, që nënkupton mënyrat e ruajtjes së objekteve apo strukturave të veçanta nëpër shekuj dhe metodat e shfrytëzuara që ato të mbijetojnë deri në ditët e sotme, duke përmendur ndër të tjera: valorizimin/vlerësimin e objekteve, revitalizimin, restaurimin, rekonstruimin, replikën etj., rastet në të cilat janë aplikuar, në kuadër të trashëgimisë arkitekturale dhe vlerave të saj.

Koncepti, programi dhe projekti – B 9 ETCS

Nëpërmes projekteve dhe analizës së punimeve seminarike, studentët do të zhvillojnë idetë për krijimin e projekteve si dhe të shprehurit arkitektural të po të njëjtave ide (koncepti, programi dhe materializimi). Opsionet e pavarura/ individuale të projekteve, do të mbulojnë: tipologjitë e ndryshme të objekteve të banimit (objekte individuale dhe kolektive të banimit, çerdhe, hotele…). Lënda do të jetë e lidhur ngushtë me Konceptin urban/ regjionin, me qëllim të arritjes së njohurive interdisciplinare. Për dallim prej trajtimit të strukturave në qytet, në këtë rast do të trajtohen strukturat e funksioneve të ndryshme në zona më periferike.

Konteksti urban/Regjioni 6 ETCS

Lënda do të ketë në fokus analizën e kontekstit urban të zonave më periferike të qytetit (duke marrë shembull zonat me periferike te kryeqytetit/ Prishtinës) dhe t’i aplikojë idetë kreative në analizë, hulumtim si dhe në faza të zhvillimit të hapësirës në kontekstin urban. Ka të bëjë me idetë për zhvillimin e strategjive, kornizave, koncepteve, planit urbanistik, përmirësimin e hapësirave publike si dhe qëllime të tjera në kontekstin urban, me fokus në zonat më periferike të qytetit. Do të ketë një lidhje të ngushtë dhe ndikim në realizimin e projektit individual të studentit në lëndën: Koncepti, programi dhe projekti – B.

Metodat e hulumtimit në arkitekturë 3 ETCS

Do të jetë një numër i mundshëm i metodave, të cilat do të stimulojnë aftësitë e studentëve për të menduarit kritik dhe stilin e të shkruarit, të cilin e kërkon tema e zgjedhur e masterit.

Praktika profesionale arkitekturale –B 6 ETCS

Në ligjërata të rregullta dhe në disa nga ligjëratat e mysafirëve (pronarë të veprave të njohura arkitekturale), ushtrime të veçanta dhe grupore, bazuar te përvoja e mësimdhënësit, do të jepen informata të mjaftueshme, të cilat të shërbejnë si udhërrëfyes në realizimin e kësaj lënde. Në raport me praktikën në “boten reale”, problematikat dhe konceptet të cilat do të trajtohen në kuadër të lëndës janë pa dyshim të lidhura me procesin e projektimit. Pa marrë parasysh nëse i bashkëngjitemi një praktike ekzistuese apo krijojmë një të re, integrimi i njohurive praktike dhe teorike është esencial për përcaktimin e rrugëtimit të profesionit.

Trashëgimia bashkëkohore arkitekturale/ e reja në atë ekzistuese 3 ETCS

.

Profesioni i arkitektit dhe shoqëria 3 ETCS

Kjo lëndë do t’i mbulojë aspektet bazë të trashëgimisë arkitekturale në botën bashkëkohore. Ndërtimi i strukturave të reja në të vjetrën, si dhe shtesat në strukturat ekzistuese, janë praktikë e arkitekturës në të gjitha periudhat dhe kulturat. Duke u bazuar në gërshetimin e disiplinave të ndryshme në këtë drejtim, kjo lëndë do të orientohet në zhvillimin e aftësive në vlerësimin e ndikimit kulturor të objekteve ekzistuese, ndikimin e veprave të reja në objekte dhe hapësira me vlera të trashëgimisë kulturore (integrimin në kontekstin ekzistues). Lënda do ta trajtojë qasjen bashkëkohore në këtë drejtim.

Mbështjellësit e objekteve/ fasadat dhe përformanca e tyre 3 ETCS

Duke i konsideruar, fasadat dhe sistemet e kulmeve si pjesë mjaft të rëndësishme të funksionimit të duhur të objektit, në momentin kur fillon të shfrytëzohet, lënda do të fokusohet në kompleksitetin e mbështjellësit të një objekti (apo më shumë), që prej fazave të para të realizimit dhe pritshmërinë ne momentin e shfrytëzimit.

II

 

Koncepti, programi dhe projekti – C 9 ETCS

Si vazhdimësi e grupit A dhe B të konceptit, programit dhe projektit, në kuadër të kësaj lënde do të gërshetohen më ngushtë projekti individual (objekti i një funksioni të veçantë) dhe konteksti urban, qoftë në pjesën më të ngushtë të qytetit apo edhe më gjerë në periferi (duke u fokusuar në pjesët më karakteristike të kryeqytetit, Prishtinës). Projektet individuale do të përfshihen në kuadër të një konteksti urban (si formë grupore e punës).

Temat bashkëkohore në projektim të qëndrueshëm/Sistemet ambientale 6 ETCS

Kjo lendë mbulon sistemet e ndryshme, por mjaft të rëndësishme në projektimin e strukturave komerciale dhe institucionale, me fokus në objektet shumëkatëshe. Objekti shumëkatësh i funksionit të përmendur do të shpjegohet në raport me 3 sisteme të ndërlidhura: human (siç janë komforti ambiental ngrohja, ndriçimi dhe zëri), mekanik (siç janë shfrytëzimi i duhur i energjisë, burimet alternative të energjisë si dhe menaxhmenti i tyre) dhe sistemet natyrore (siç janë infrastruktura e gjelbër/ eco dhe shërbimet ekologjike). Standardet e qëndrueshmërisë së ndërtimeve LEED do të analizohen në më shumë hollësira.

Kritika dhe komunikimi në arkitekturë dhe art 3 ETCS

Kjo lendë ka të bëjë me aftësitë dhe teknikat e duhura, të cilat janë të nevojshme në mënyrë që të përgatitet prezantimi i një punimi të seminarit si dhe prezantimi i një posteri për konferencë. Këto në fakt janë metodat se si përpilohet një abstrakt kritik i punimit si dhe prezantimi apo komunikimi i një krijimi në publik.

Praktikë/Menaxhment/ Ligje – A 6 ETCS

Kjo lëndë ka të bëjë me ushtrimin e praktikës nga ana e studentëve në një studio arkitekturale/ profesionale (përfshirë formën e internshipit). Në këtë rast, përveç anës krijuese në studio do t’i kushtohet kujdes anës menaxheriale si dhe asaj ligjore të punimit të projektit (rregullat ligjore të cilat duhet të përcillen së bashku me anën kreative).

Teknika dhe teknologjia bashkëkohore e konservimit 3 ETCS

Në këtë lëndë studentët do të hulumtojnë dallimet më konkrete në mes të konservimit dhe formave tjera të intervenimit, të përmendura më herët, funksionimin e protokolleve të konservimit, siç është “the Venice Charter” (dhe të tjerët relevantë). Do të vihen në shprehje aplikimet e planeve të menaxhimit të konservimit, si dhe ngritja gjithnjë e më shumë e trashëgimisë botërore si ide.

Formësimi i hapësirës urbane 3 ETCS

Kryesisht fokusohet në publikimet kyçe të përgatitura nga arkitektët, arkitektët e hapësirës dhe urbanistët të cilët kanë ndikim në praktikën urbane. Thekson lidhjet në mes të kohëve (kontinuitetin dhe ndryshimet), në mes të ideve dhe praktikës dhe në mes të projektimit urban dhe ideve hapësinore të spektrit më të gjerë. Po ashtu vë në theks ndikimin e kulturave, rolit dhe teknikave të morfologjisë urbane, përfshirë prezantimin grafik.

Praktikat bashkëkohore digjitale 3 ETCS

Kjo lendë shtjellon ndikimin e teknologjive digjitale në praktikën profesionale dhe shërbime. Hulumton elementet siç janë format në zhvillim të praktikës profesionale, statusin e njohurive profesionale dhe shkathtësive, shfrytëzimin dhe vlerësimin e informatave digjitale në projektim, si dhe fabrikimin digjital dhe formësimin e objekteve bashkëkohore.

Teza e Masterit/ projekti final 15 ETCS

Temat në dispozicion do të jenë nga lëmit e kaluara gjatë studimeve (Projektim të objekteve me funksione të ndryshme, lidhja e tyre ne kontekstin urban, dhe sipas interesit të studentit do të jenë në dispozicion temat nga eco-qëndrueshmëria si dhe trashëgimia arkitekturale). Po ashtu mundësohet një qasje interdisciplinare.

Raporti i projektit final 6 ETCS

Raporti i projektit punohet në lidhshmëri me projektin final të masterit dhe ka për qëllim përmbledhjen e përmbajtjes arkitekturale dhe intelektuale të projektit. Raporti kërkon prej studentit që ta demonstrojë strukturën dhe përmbajtjen kontekstuale, bazuar në metodologjinë e hulumtimit, zhvillimin koherent të projektit, strategjitë e aplikuara në drejtim të arsyeshmërisë ambientale, shoqërore, ligjore.

Praktikë/Menaxhment/ Ligje – B 6 ETCS

Kjo lëndë ka të bëjë me vazhdimin e ushtrimit të praktikës nga ana e studentëve në një studio arkitekturale/ profesionale (përfshirë formën e internshipit). Në këtë rast, përveç anës krijuese në studio, do t’i kushtohet kujdes anës menaxheriale si dhe asaj ligjore të punimit të projektit (rregullat ligjore të cilat duhet të përcillen së bashku me anën kreative).

Menaxhmenti i objekteve 3 ETCS

Të gjitha konceptet e mirëmbajtjes dhe menaxhimit do të adresohen: pastrimi, mirëmbajtja mekanike, elektrike etj. Në këtë kontekst do të përmenden objektet e kapacitetit më të madh (të banimit apo publike), të cilat kërkojnë një trajtim të veçantë dhe më kompleks se objektet e kapacitetit më të vogël.

Dokumentet dhe kodet e ndërtimit/projektimit 3 ETCS

Lënda ka të bëjë me informimin e studentëve me mënyrën e përgatitjes së dokumentacionit përcjellës si dhe respektimin e kodeve të ndërtimit/projektimit (Eurocode) gjatë punimit të projekteve në praktikën e tyre të ardhshme profesionale.

Projektimi, kulturat, politikat 3 ETCS

Një numër i pozicioneve filozofike do të hulumtohen, përfshirë analizën hapësinore, fenomenologjinë dhe teorinë përmbledhëse. Projektet e shumta bashkëkohore do të jenë objekt trajtimi dhe analize (si shembuj), me fokus të veçantë në Kosovë.

Punimet e diplomave

INSTITUTI AAB
APLIKO