Programi BA – Arkitekturë bazohet në stimulimin e anës artistike dhe asaj kreative të arkitekturës te studentët, por në një raport të duhur me anën e teknologjisë dhe të njohjes së konstruksioneve në arkitekturë, si elemente të pashmagshme dhe të cilat gërshetohen në mes veti gjatë gjithë kohës. Kjo nënkupton arkitekturën e cila ka si rezultat një formë të deklaratës artistike, qëllimit në krijimin e ideve bashkëkohore duke e çmuar atë që ekziston dhe ambientin si kompozicion.
Për ta ushtruar profesionin e arkitektit, ndër të tjera kërkohet njohja e materialeve, hapësirës, formës, proporcioneve dhe tërësisë. Ndër të tjera kërkohet njohuria mbi funksionin, anën konstruktive/ teknologjike, materialet dhe kushtet e lokacionit. Duke i përfshirë të gjitha këto, qëllimi dhe përqendrimi thelbësor i Programit BA – Arkitekturë është në Projektim arkitektural, Kontnstruksione dhe sisteme arkitekturale, Kontekstin urban si dhe Historinë e Arkitekturës ndër shekuj e deri te zhvillimet në ditët e sotme.
Programi BA – Arkitekturë është bazuar në përvojat e universiteteve botërore në vijim: Universitetin Teknik të Vjenës (TU Wien), Universitetin e Lubjanës si dhe Akademinë e Arteve Aplikative në Vjenë.
Programi BA – Arkitekturë, iu dedikohet të gjithë atyre të cilët kanë të përfunduar shkollimin e mesëm dhe kanë kaluar me sukses provimin e maturës.
Gjatë studimeve Bachelor BA – Arkitekturë, studentët në total do të kenë ngarkesën prej 705 orëve teorike si dhe 1529 orëve praktikë/ eksperimentale, duke pasur parasysh kohëzgjatjen prej 15 javëve të mësimit për një semestër.
Hyrje në baza te projektimit dhe funksionet e tyre, Përbërësit e hapësires. Analizimi dhe projektimi i bazave të objekteve. Zhvillimi i projektit dhe projekti i ndonjë objekti konkret. Qëllimi kryesor i lëndës Dizajnit arkitektural-Bazat, është që studentët e vitit të parë të njohin me bazat e projektimit arkitektonik. Në programin mësimor të lëndës Projektimi 1 janë paraparë ligjërata dhe ushtrime, të cilat do t`u mundësojnë studentëve t’i marrin njohuritë e para teorike dhe praktike nga lëmia e arkitekturës.
Hyrje në filozofinë e Strukturës. Ndërtimi dhe struktura e tije. Komponentet Strukturore, elementet strukturore dhe jo strukturore. Sistemet strukturore. Anëtarët horizontale dhe vertikale e veçantë strukturore nga betoni, çeliku dhe druri. Vertikale Komunikimi, shkallët, komponentët e tyre. Struktura për konkrete, çeliku e druri shkallët e. Kanale vertikale – serviceability dhe struktura e tyre.
Në përfundim të ligjëratave nga studentët pritet që të jenë të informuar në lidhje me trendet/ lëvizjet ne boten e ndërtimit/ arkitekturës te cilat aktualisht dominojnë ne bote. Njëkohësisht do te jene ne gjendje te shohin se cilat janë drejtimet ne te cilat ka mundësi te shkojë bota arkitekturale duke mos lënë anash asnjëherë eko-arkitekturën/ ndërtimin e objekteve pasive/ me kursim maksimal te energjisë.
Zotërimi i aftësive të prezantimit të formave (tredimensionale) hapësinore në rrafshin (dydimensional) të vizatimit, dhe e kundërta (“leximi” i vizatimit/planit) – zgjidhja e problemeve hapësinore përmes metodave dhe konstruksioneve grafike
Studenti njeh parimet dhe konceptet themelore në gjeometrinë deskriptive. Lexon dhe prezanton projeksionin e pjerrtë dhe ortogonal dhe transformimin dhe ka të zhvilluar “të vërejturit hapësinor” dhe “të menduarit në hapësirë” në artikulimin e nocioneve primare të profesionit të arkitekturës.
Te studenti është i zhvilluar kreativiteti dhe aftësia për komponim. Ai posedon me njohuri për vijën si shprehje e të krijuarit arkitektonik. Studenti zotëron teknikën e të vizatuarit, kupton dhe prezanton fenomenin e thellësisë dhe të shprehurit tredimensional. Të kuptuarit e fenomenit të perspektivës pa të cilin nuk mund të përfytyrohet koncepti i iluzionit të hapësirës tredimensionale, respektivisht paraqitja e botës reale tredimensionale në atë dydimensionale. Këto njohuri i mundësojnë studentit që më lehtë të përfytyrojnë hapësirën arkitektonike në procesin e studimit. Njohja me elementet (detajet) e objektit të arkitekturës klasike përmes vizatimit. Lëvizja nga analiza deri te sinteza përmes asocimeve të objekteve të thjeshta gjeomentrike. Zgjidhja vizatimore e kompozicioneve abstrakte dhe e elementeve te enëve. Te studenti duhet të zhvillohet ndjenja e kreativitetit dhe e komponimit, njohurinë që vija paraqet themelin e të shprehurit arkitektonik.
Kursi deshiron te ofroje njohurite baze dhe mjetet per te menaxhuar te folurit dhe te shkruarit ne gjuhen angleze. Ka si qellim te pergatise studentet te perdorin me se mire te foluren e perditshme dhe te shkruajne ne menyre korrekte letra, shkrime, dhe detyra kursi. Qellimi kryesor eshte t’iu ofroje studenteve mundesine qe te bejne nje vete prezantim te denje dhe cilat jane qellimet e te studiuarit arkitekture. Kjo nenkupton njohurite, aftesite, dhe mundesite qe do te fitojne studentet me perfundimin e suksessesh te kursit. Arritja e kesaj performance behet e mundur me foljet: di, njoh, permbledh, perkufizoj, pershkruaj, analizoj, ekzaminoj, identifikoj etj..
Permbajtja e kursit te kesaj lende, studentit tenton ta aftesoj qe te jete ne gjendje qe:
– te pershkruaj procesin e projektimit arkitektonik;
– te kuptoje nderlidhjen e fazave te projektimit arkitektonik;
– te perdore dhe interpretoje drejte te dhenat nga literatura profesionale;
– te perdore terminologjine profesionale ne bisede dhe analiza;
– te shqyrtoje dhe debatoje per zgjidhje te ndryshme arkitektonike te gjetura ne literature;
– te dalloje raportin mase / proporcion dhe njesi / teresi;
– te deshmoje se njeh parimet nga legjislacioni, gjate angazhimit te pavarur te tij;
te punoje si pjese e grupit punues ne ekip dhe ne pune te pavarur.
Studenti i ekspozohet të kuptuarit dhe rëndësisë së njohjes së raportit masë/proporcion, njësi/tërësi dhe do të njohtohet me zonat funksionale.
Gjatë zhvillimit të kësaj lënde, tentohet që studenti të përvetësojë shkathtësi të të menduarit kritik dhe kreativ në fazat e mëvonshme të procesit të projektimit.
Lenda ka te beje me vizatimin, studentet per here te pare ballafaqohen me teknikat e vizatimit gjithashtu edhe me mjtet e vizatimit. Njohja dhe aftësimi i studentëve me të gjitha paisjet e duhura për vizatim arkitektonik. Krijimi i shkathtësive për të përdorur mjetet dhe materialet e punës, për të organizuar sipërfaqen e punës në mënyrë sa më racionale e kreative dhe për të fituar shprehi pedantërie të cilën duhet ushtruar në profesionin e arkitektit.
Hyrje në baza te projektimit dhe funksionet e tyre, Përbërësit e hapesires. Analizimi dhe projektimi i bazave te objekteve. Zhvillimi i projektit dhe projekti i ndonjë objekti konkret. Qëllimi kryesor i lëndës Dizajnit arkitektural-Banimi individual, është që studentët e vitit të parë të njohin me menyren e projektimit arkitektonik te objekteve individuale te banimit. Në programin mësimor të lëndës janë paraparë ligjërata dhe ushtrime, të cilat do t`u mundësojnë studentëve t’i marrin njohuritë e para teorike dhe praktike nga lëmia e arkitekturës.
Hyrje, Kulmet. Mbulesat kulmore. Prodhimet e drurit për konstruksione. Konstruksionet e thjeshta të kulmeve. Konstruksionet e kulmeve me qeprata. Konstruksionet e kulmeve me mbajtës kapriatë. Konstruksionet prej drurit të lameluar. Elementet konstruktive dhe jo konstruktive te sistemet rame. Kulmet e rrafshëta. Përgatitja e studentëve me konceptet themelore të konstruksioneve të kulmeve, materialet e drurit për konstruksione, konstruktimi i strukturave dhe mundësia e studimeve të mëtejme në Arkitekturë. Pas përfundimit të këtij kursi studenti do të: numëroj llojet e mbulesave të kulmeve, materialeve për konstruksione të kulmeve, llojet e kulmeve. Shpjegon dhe përshkruan llojet e sistemeve të konstruksioneve të kulmeve si dhe elementet e veçanta të tyre. Projekton konstruksione të kulmeve për rastet më të thjeshta – kulmet klasike. Artikulimi funksional i problemit, elaborimi struktural, nxitja e zgjedhjeve të rasteve problematike përmes diskutimeve si dhe angazhimi i drejtpërdrejtë i studentëve në zgjedhjen e këtyre rasteve.
Permbajtja e kursit te kesaj lende do te jete e bazuar ne praktikat dhe metodat e qasjes se studentit ne parimet bazike ne arkitekture, analizen e te gjitha faktoreve gjate procedures se projektimit si dhe do ti mundësoj studentit te jete ne gjendje qe:
– te pershkruaj, identifikoj dhe perceptoj hapesiren arkitekturale;
– te perdore dhe interpretoje drejte te dhenat nga literatura profesionale;
– te shqyrtoje dhe debatoje per zgjidhje te ndryshme arkitektonike te gjetura ne literature;
– te deshmoje artikulime dy dimensionale dhe tredimensionale te konceptit arkitektural;
– te nderlidhe ngushte njohurite e kesaj lende me procesin e projektimit ne lendet e projektimit;
Lënda, synon kuptimin e gramatikës arkitektonike të dizajnimit tre dimensional të hapësirës, ndijimin, analizën virtuale, proporcionet, kontakti ndërmjet formave, materialeve, ngjyrës, ritmi, etj. Lenda do te permbaj pjesen teorike e cila gjithnje shoqerohet me ate praktike me vizatime dhe maketa te ndryshme. Studenti duhet të jetë në gjendje të përshkruaj, definojë dhe të mbledh informacionet e nevojshme rreth perceptimit të hapësirës dhe ndijimit të saj.
Te studenti është i zhvilluar kreativiteti dhe aftësia për komponim. Ai posedon me njohuri për vijën si shprehje e të krijuarit arkitektonik. Studenti zotëron teknikën e të vizatuarit, kupton dhe prezanton fenomenin e thellësisë dhe të shprehurit tredimensional. Të kuptuarit e fenomenit të perspektivës pa të cilin nuk mund të përfytyrohet koncepti i iluzionit të hapësirës tredimensionale, respektivisht paraqitja e botës reale tredimensionale në atë dydimensionale. Këto njohuri i mundësojnë studentit që më lehtë të përfytyrojnë hapësirën arkitektonike në procesin e studimit. Njohja me elementet (detajet) e objektit të arkitekturës klasike përmes vizatimit. Lëvizja nga analiza deri te sinteza përmes asocimeve të objekteve të thjeshta gjeomentrike. Zgjidhja vizatimore e kompozicioneve abstrakte dhe e elementeve te enëve. Te studenti duhet të zhvillohet ndjenja e kreativitetit dhe e komponimit, njohurinë që vija paraqet themelin e të shprehurit arkitektonik.
Kursi deshiron te ofroje njohurite baze dhe mjetet per te menaxhuar te folurit dhe te shkruarit ne gjuhen angleze si dhe tema profesionale te lidhura ngushte me lamine e arkitektures. Ka si qellim te pergatise studentet te perdorin me se mire te foluren e perditshme dhe te shkruajne ne menyre korrekte letra, shkrime, detyra kursi dhe portfoliot e tyre duke perdorur terminologjine profesionale. Qellimi kryesor eshte t’iu ofroje studenteve mundesine qe te bejne nje vete prezantim te denje dhe cilat jane qellimet e te studiuarit arkitekture.Gjithashtu ne kete kurs studentet do te jene te pergaditur para nje interviste pune si dhe sjellet qe duhet te perdorin nje nje treg pune te aferm pas marrjes se ketyre njohurive ne gjuhen angleze
Studenti di të hartojë perspektiva të objekteve arkitektonike dhe enteriereve të tyre. Qëllimi i Perspektivës është që studenti të zotërojë përceptimin e hapësirës më thellë dhe të ketë shkathtësi më të larta për prezantimin tredimensional të objekteve arkitektonike.
Lenda ka te beje konceptin per arkitekturen dhe menyren e prezantimit te punimeve dhe projekteve perkatese. Lenda e Kompozicion arkitektonik ka për qëllim të njohë studentët me gjuhën e prezentimit grafik në projekte arkitektonike, të shkruarit teknik, dhe të krijojë tek ata ndijesi suptile për kompoziocione të formave të ndryshme, njohuri të cilën duhet ta zbatojë me kreativitet dhe shkathtësi të të menduarit kritik dhe kreativ në fazat e mëvonshme të procesit të projektimit
Pritet që studenti të jetë në gjendje të kompozoj por edhe zbërthej strukturën e detyrës projektuese dhe programit deri në finalizimin e projektit ideor të në ndërtese për banim kolektiv, dhe ti dallojë faktorët determinues njërën nga tjetra, por gjatë formësimit dhe diskutimit të tij me rrethin, të ketë mundësi që me njohuritë dhe të nxënit gjatë këtij studimi ti bind të tjerët për një hipotezë që mbron, dhe të jetë i aftë që të strukturoj, arsyetoj dhe të vërtetoj ato që thotë. Qëllimi kryesor i lëndës Arkitektural/Projektimi – Objektet e Banimit Kolektiv është që të njohë studentët me konceptet e dizajnimit të Objektet e Banimit Kolektiv. Përmbajtja e kësaj lënde përqendrohet në ndërtimin e njohurive të dorës së parë si në aspektin teorik ashtu edhe praktik.
Kjo lëndë synon të formojë dhe zhvillojë tek studentët të menduarit analitik dhe kreativ dhe të konceptualizimit dhe materializimit arkitektonik të ndërtesave më komplekse duke i sublimuar komponentet e pa anashkalueshme sikur funksioni, konstruksioni dhe forma.
Përmbajtja e lëndës do të lë të kuptohet se njerëzimi është ai i cili e zhvilloi arkitekturën (shkencën dhe artin e ndërtimit) duke arritur poashtu të kuptohet magjia e shëndërrimit apo kalimit nga një kasolle e thjeshtë deri te veprat e vërteta të artit/ arkitekturës. Studentët ndër të tjera do të fitojnë njohuri më të thella mbi orderet/ rendet stilike në arkitekturën e lashtë/ antike si dhe do të shohin lidhshmërinë e arkitekturës me kushtet e përgjithshme historike. Historia e Arkitekturës në përgjithësi nëkupton të dhënat mbi zhvillimet në arkitekturë të cilat janë në plotësim të vazhdueshëm apo kontinual. Historia e Arkitekturës -1 (e cila nënkupton të dhënat mbi Arkitekturën e Shekullit të vjetër deri te Arkitektura e Krishterizmit të hershëm) ka për qëllim njohjen e formave arkitekturore që nga fillimi i njerëzimit duke vazhduar më pas me format e thjeshta të përsëritshme në Egjipt e Mezopotami. dhe duke arritur kështu deri te format e zhvilluara të tempujve në Greqi dhe tek tipologjia komplekse e Romës. Periudha e Krishterizmit te hershem dhe Romanika me tranzicionin ne Gotike do ta permbyllin kete kapitull.
Ligjerata : permbajtja e hapesires urbane te ndikuar nga kushtet dhe ndikimet natyrore ,elementet fizike dhe funksionale te struktures se qytetit duke u fokusuar ne blokun urbanistik .Elaborimi i normave dhe kritetreve te rregullimit dhe organizimit te ndertesave te banimit (banimi i ulet,i mesem dhe i larte)si dhe atyre publike (qerdhe kopshti,objekti afarist per furnizime ditore si qendra e komunitetit). Organizimi i trafikut adekuat (kembesore ,biciklistik dhe te automjeteve) si dhe siperfaqe te gjelberta dhe rekreative ne kuader te blokut urbanstik. Ushtrime :Punimi i zgjidhjes ideore kompozicionale te blokut te perber urbanistik duke respektuar kushtet natyrore,insolimin ,distancen mes objekteve dhe planifikimi i trafikut adekuat per funksionim te blloqeve.
Kursi deshiron te ofroje njohuri te rendesishme si dhe mjetet per te artikuluar ne menyre profesionale te folurin e te shkruarin ne gjuhen angleze ne lamine e Arkitektures. Qellimi i tij eshte qe te pregadise studentet te alaizojne libra te zanatit , shkrime,studime, revista dhe gazeta qe si kryefjale kane artin e arkitektures. Nje tjeter sfide eshte ofrimi i mundesise per studentit qe te arrije te kryeje formulime dhe shkrime rreth arkitektures dhe te jene ne gjendje ti japin zgjidhje ceshtjeve te fundit te arkitektures.
Studenti arrin të organizojë skuadra të vogla ndërtimore dhe të ndihmojë në udhëheqjen e Ditarit dhe Librit ndërtimor. Është e obligueshme për të vizituar një studio të arkitekturës me programin e planifikuar për të fituar përvojë dhe për të shikuar nga afër se si është të punosh si një arkitekt. Puna gjashte oreshe ne jave gjate tere semestrit, në punishte. Studenti është nën mbikëqyrjen e shefit të punishtes dhe mësimdhënësit. Gjatë kesaj periudhe studenti asiston inxhinierët me përvojë dhe shefin e punishtës në punët që zhvillohen. Studenti është prezent në punishte me gjashte ore pune ne jave dhe mban ditarin e rregullt të punës.
Lenda ka te beje me softwerin CAD, me te cilen aftesohen studentet te projektojne permes kompjutorit per te qene ne trend me kohen dhe teknologjine. Lënda Auto CAD 2D ua bën të mundur studentëve modelet kryesore të të vizatuarit me kompjuter, duke i njohur ata me programin përkatës dhe me programet tjera që kanë ngjashmëri. Ky kurs mëton t’i aftësojë studentët që gjatë punës së tyre. në të gjitha nivelet ku ka zbatim ky softwer të jenë të aftë të shprehin njohuritë e tyre dhe të jenë në gjendje për punë.
Lënda Materialet në arkitekturë është konceptuar në mënyrë të tillë që studentët e arkitekturës të i përvetsojnë bazat themelore të kësaj lëmie, duke i njohur dhe kontrolluar vetitë kryesore të materialeve të ndërtimit në mënyrë që më vonë në praktikën inxhinjerike të orientohen drejt për të zgjedhur ato me cilësi më të përshtatshme, në varësi me kushtet ekzistuese gjatë përdorimit të tyre në fushën e ndërtimit. Qëllimi kryesor i lëndës Materialet në arkitekturë është që të njohë studentët me konceptet themelore të njohjes së materialeve të ndërtimit dhe fushat të cilat kjo lëmi i përfshin në kuadër të disciplinave të nevojshme për inxhinjerët e arkitekturës.
Përmbatja e lëndës Bazat e dizajnit te Enterierit është mësimi dhe njoftimi i studentëve me zbatimin e parimeve të përgjithshme dhe detale në procesin e projektimin e enterierit në lëmin e banimit. Studenti do të mësojë projektimin e enterierit e të gjitha njësive banesore veç e veç dhe ndërlidhjen e tyre në tërsi. Studenti duhet të njoh funksionet kryesore të banesës dhe të projektojë (dizajnojë) hapsirat dhe banesën në tërësi. Njeh orenditë bashkëhore në enterierin e banesës.
Të njohurit : Rregulloj
Të kuptuarit : Konkludoj
Zbatimi : Përdor
Analiza : Analizoj
Sinteza: Argumentoj
Vlerësimi : Konstatoj
Hyrje në filozofinë e projektimit, objekteve, funksioneve te tyre dhe komponentet e hapësirës. Zhvillimet, sistemet e ndërtesave administrative dhe objekteve shkollore. Zhvillimi i koonceptit. Analizili, studimi dhe dizajnimi i objekteve administrative she shkollore. Qëllimi kryesor i lëndës Dizajni Arkitektural/Projektimi: Objektet Publike – Administrative/Shkollore (POP-Adm+Shk) është që të njohë studentët me konceptet themelore të POP-Adm+Shk është që të njohë studentët me konceptet e dizajnimit të objekteve administrative dhe shkollore. Përmbajtja e kësaj lënde përqendrohet në ndërtimin e njohurive themelore kjo lëmi me fokus në rrethanat vendore si në aspektin teorik ashtu edhe praktik te këtyre dy tipeve të objekteve shoqërore. Kjo lëndë synon të formojë dhe zhvillojë tek studentët të menduarit analitik dhe kreativ dhe të konceptualizimit dhe materializimit arkitektonik të ndërtesave më komplekse duke i sublimuar komponentet e pa anashkalueshme sikur funksioni, konstruksioni dhe forma dhe materialet në trend.
Studentët do të kenë mundësi të njihen me strukturat specifike dhe të rëndësisë së veçantë për periudhën në të cilën janë ndërtuar e po ashtu edhe rëndësinë që kanë në zhvillimin/ kronologjinë e Artit dhe Arkitekturës në vazhdim. Historia e Arkitekturës në përgjithësi nënkupton të dhënat mbi zhvillimet në arkitekturë të cilat janë në plotësim të vazhdueshëm. Historia e Arkitekturës -2 (e cila nënkupton të dhënat mbi Arkitekturën e pas ndarjes së Perandorisë romake në të Lindjes dhe atë të Perëndimit, periudhën karoliniane, zhvillimet në Arkitekturën islame të asaj periudhe, Gotiken në arkitekturë e deri te periudha e industrializimit/ fundi i shekullit 19-të) ka për qëllim njohjen e formave arkitekturore të cilat zhvillohen që nga ndarja e Perandorisë romake e deri te përdorimi i materialeve të reja në arkitekturë siç ishin qelqi dhe çeliku duke bërë një kthesë të madhe në drejtim të modernes.
Ne fund te realizimit të kësaj lënde, studenti duhet të jetë në gjendje që:
– te pershkruaj dhe identifikoj dallimin ne mes te konstruksioneve te mbrojtura dhe atyre te pambrojtura ne aspekt fizik te objektit ndertimor;
– te beje klasifikimin e materialeve dhe te konstruksioneve ndertimore ne baze te koeficienteve te tyre te kalimit te nxehtesise dhe te konkludoje per pershtatshmerine e tyre per zonen e caktuar klimatike;
– te perdore tabelat dhe katalogjet e ndryshme me vlerat e karakteristikave fizike (dendesine e materialit, peshen specifike, rezistencen ndaj temperaturave dhe lageshtise, percuarjen termike etj.) te materialeve ndertimore te elementeve konstruktive te objektit;
– te beje logaritjet elementare ne aspekt termik dhe akustik te nje konstruksioni ndertimor;
– te nderlidhe ngushte njohurite e kesaj lende me procesin e projektimit te objekteve duke prezentuar dhe argumentuar bindëshëm çështjet termike dhe akustike të objekteve të projektuara.
te punojë si pjesë e grupit punues në ekip dhe në punë të pavarur
Lenda ka te beje me softwerin CAD, me te cilen aftesohen studentet te projektojne permes kompjutorit per te qene ne trend me kohen dhe teknologjine. Qëllimi i lëndës AutoCAD 3D është që studentët të mund ta ngrisin objektin e projektuar prej 2 në 3 dimensione permes të mundësive softwer-ike të modelimit 3 dimensionale të objekteve.
Studenti arrin të organizojë skuadra të vogla ndërtimore dhe të ndihmojë në udhëheqjen e Ditarit dhe Librit ndërtimor. Është e obligueshme për të vizituar një studio të arkitekturës me programin e planifikuar për të fituar përvojë dhe për të shikuar nga afër se si është të punosh si një arkitekt.
Ne kete lende studenti do te arrije te kuptoj rendesine e njohurive te cilat nje Arkitekt duhet te i kete ne raport me dizajnin grafik si dhe lidhmerine e cila ekzison ne mes te dizajnit grafik dhe atij arkitektural, ne aspektin e reklamimit te dizajnit arkitektural. Qëllimi kryesor i lendes se Dizajnit Grafik per studentet e Arkitektures eshte që të i njohë ata me bazat, historine, elementet/ komponentat thelbesore te cilat ne njefare forme krijojne raportin apo lidhmerine ne mes te dizajnit grafik dhe arkitektures. Gjate realizimit te syllabus-it do te i kushtohet rendesi ngritjes se cilësise së vizatimit/ dizajnimit të idesë se kerkuar, duke respektuar raportin ne mes te te shprehurit kreativ dhe rregullave themelore te dizajnimit grafik, te cilat ne asnje menyre nuk mbesin jashte kornizave me bashkekohore.
Kursi deshiron te ofroje njohuri te rendesishme si dhe mjetet per te artikuluar ne menyre profesionale te folurin e te shkruarin ne gjuhen angleze ne lamine e Arkitektures. Qellimi i tij eshte qe te pregadise studentet te alaizojne libra te zanatit , shkrime,studime, revista dhe gazeta qe si kryefjale kane artin e arkitektures. Nje tjeter sfide eshte ofrimi i mundesise per studentit qe te arrije te kryeje formulime dhe shkrime rreth arkitektures dhe te jene ne gjendje ti japin zgjidhje ceshtjeve te fundit te arkitektures.
Kjo landë përmbanë shqyrtimin e zhvillimit historik dhe bashkëkohorë të ndërtesave sportive si një hyrje në fenomenologjinë komplekse të sportit si dhe përmbajnë paraqitjen e gjërë të formave arkitektonike e cila vijon kompleksitetin e cekur. Lënda është sistematizuar ashtu që të paraqiturë janë vetëm sportet që prodhojnë arkitekturë (pra jo sportet që bazohen në fenomenet natyrore, sikur se sportet ne ujëra natyrorë, ne deti, ne borë etj.) dhe që esencialisht i takojnë traditës kulturore europiane. Pra lënda spjegon arkitekturën qe zhvillohet nga programi i sporteve apo ngjarjeve sportive për të cilat është e domosdoshme shfaqja e arkitekturës. Ligjeratat: studentët njoftohen me zhvillimin historik, me rrethanat normative, metodat e projektimit dhe ekspresionin e formave arkitektonike që ndodhin gjatë procesit të fenomeneve sportive. Ushtrimet: si një formë e hapur e punës dhe mësimit, mundëson dhe inkurajon studentët të zhvillojnë mendimin kritik në raport me programin. Mësimdhënësi përcakton problematikën dhe kontekstin e saj, dhe të cilën problematikë studentët e hulumtojnë përmes projektit arkitektonik. Zhvillohet aftësia e përballimit të problemeve më të ndërlikuara arkitektonike si dhe aftësia e shqyrtimit kritik të trendeve të reja, konform standardeve, materialeve dhe konstrukcioneve me inovative.
Njohuri mbi rrethanat shoqërore, ekonomike e tjera, të cilat ndikuan dhe ndikojnë në lindjen dhe zhvillimin e arkitekturës në shtetet e ndryshme evropiane dhe botërore, ndikimet reciproke në arkitekturë, veprimtarinë e arkitektëve të mëdhenj të cilët përfaqësojnë lëvizjet në arkitekturën e epokave të mëdha artistike. Përmes prerjeve të ndryshme tipologjike, lëvizjeve, masave, teksteve dhe traktateve, personaliteteve dhe tërësive të arkitekturës i ofron studentit njohjen e tërë shtresimit të historise dhe praktikës arkitektonike gjatë shekullit 20-te, me çfarë punën dhe përpjekjen e tij e bën me komplekse dhe më të pasur.
Ligjerata : Shpjegime lidhur me procesin e dizajnit urban ne hapesirat publike .Dimensionet e dizajnit urban duke i perfshire ate Morfologjik,Social,Perceptual,Vizual,finksional dhe ate Temporal . objektivat e dizajnit urban si dhe kualiteti i hapesires publike duke i perfshire qartesine,llojlojshmerine, adaptabilitetin ,kontinuitetin dhe mbylljen si dhe Permeabilitetin .Njohuri te pergjitheshme per planet detale-rreguklluese ,planet urbane dhe planet Komunale duke u bazuar ne legjislacionin aktual . Ushtrime : Punimi i zgjidhjes ideore kompozicionale nje hapesire publike te perzgjedhur nga studentet dhe mesimedhenesit , duke u ballafaquar me permbajtjet dhe problemet reale te cilat danin ne teren si dhe prezantimi grupore i gjendjes ekzistuese dhe propozimeve .
Përmbajtja e Lëndës Materialet për Përpunim Final është që studenti të mësoj e zotërojë njohuritë bazike për materijalet bazë që janë të aplikueshme në objektet e arkitekturës si dhe në të gjitha ndërtimet që janë ngushtë të lidhur me arkitekturën. Studenti di të dalloj materijalet elementare në arkitekturë, vetitë e ture si dhe ti zbatoj në praktikën e përgjithshme.
Studenti arrin të organizojë skuadra të vogla ndërtimore dhe të ndihmojë në udhëheqjen e Ditarit dhe Librit ndërtimor. Është e obligueshme për të vizituar një studio të arkitekturës me programin e planifikuar për të fituar përvojë dhe për të shikuar nga afër se si është të punosh si një arkitekt.
Kjo lendë përmbanë shqyrtimin e zhvillimit historik dhe bashkëkohorë të ndërtesave industriale dhe ekonomike si një hyrje në fenomenologjinë komplekse të tyre si dhe përmbajnë paraqitjen e gjërë të formave arkitektonike e cila vijon kompleksitetin e cekur. Lënda është sistematizuar ashtu që të paraqet objektet e kesaj natyre që prodhojnë arkitekturë (fabrikat apo prodhimtarite e vogla, stallat e ndryshme, qendrat tregetare, etj.) dhe që esencialisht i takojnë traditës kulturore europiane. Ligjeratat: studentët njoftohen me zhvillimin historik, me rrethanat normative, metodat e projektimit dhe ekspresionin e formave arkitektonike që ndodhin gjatë procesit të fenomeneve te mesiperme. Ushtrimet: si një formë e hapur e punës dhe mësimit, mundëson dhe inkurajon studentët të zhvillojnë mendimin kritik në raport me programin. Mësimdhënësi përcakton problematikën dhe kontekstin e saj, dhe të cilën problematikë studentët e hulumtojnë përmes projektit arkitektonik. Zhvillohet aftësia e përballimit të problemeve më të ndërlikuara arkitektonike si dhe aftësia e shqyrtimit kritik të trendeve të reja, konform standardeve, materialeve dhe konstrukcioneve me inovative.
Kjo lendë përmbanë shqyrtimin e zhvillimit historik dhe bashkëkohorë të ndërtesave industriale dhe ekonomike si një hyrje në fenomenologjinë komplekse të tyre si dhe përmbajnë paraqitjen e gjërë të formave arkitektonike e cila vijon kompleksitetin e cekur. Lënda është sistematizuar ashtu që të paraqet objektet e kesaj natyre që prodhojnë arkitekturë (fabrikat apo prodhimtarite e vogla, stallat e ndryshme, qendrat tregetare, etj.) dhe që esencialisht i takojnë traditës kulturore europiane. Ligjeratat: studentët njoftohen me zhvillimin historik, me rrethanat normative, metodat e projektimit dhe ekspresionin e formave arkitektonike që ndodhin gjatë procesit të fenomeneve te mesiperme. Ushtrimet: si një formë e hapur e punës dhe mësimit, mundëson dhe inkurajon studentët të zhvillojnë mendimin kritik në raport me programin. Mësimdhënësi përcakton problematikën dhe kontekstin e saj, dhe të cilën problematikë studentët e hulumtojnë përmes projektit arkitektonik. Zhvillohet aftësia e përballimit të problemeve më të ndërlikuara arkitektonike si dhe aftësia e shqyrtimit kritik të trendeve të reja, konform standardeve, materialeve dhe konstrukcioneve me inovative.
Eshte punimi me te cilin permbyllet ky cikel i studimeve. Zgjidhet tema prej nje numri te madh te temave te ofruara nga Mesimdhenesit e caktuar, dhe punohet gjate tere sememstrit te gjashte (projektim te objekteve me funksione te ndryshme, planifikim urban apo edhe ndonje studim ne lemine e zhvillimit te arkitektures). Nga studenti pritet qe te perfundoj me sukses punimin e temes sipas temes se zgjedhur dhe nen mbikeqyrjen e Mentorit te caktuar
Studenti arrin të organizojë skuadra të vogla ndërtimore dhe të ndihmojë në udhëheqjen e Ditarit dhe Librit ndërtimor. Është e obligueshme për të vizituar një studio të arkitekturës me programin e planifikuar për të fituar përvojë dhe për të shikuar nga afër se si është të punosh si një arkitekt.
Lenda ka te beje me softwerin CAD, me te cilen aftesohen studentet te projektojne permes kompjutorit per te qene ne trend me kohen dhe teknologjine. Qëllimi kryesor i lëndës ArchiCAD dhe Art Lantis është që studentët të mund ta paraqesin ate që kanë vizatuar përmes ArchiCAD-it ta pasqyrojne në një program ku mund të paraqesin qoftë format edhe materializimin e objektit përkatës.
Lenda ka te beje me softwerin CAD, me te cilen aftesohen studentet te projektojne permes kompjutorit per te qene ne trend me kohen dhe teknologjine. Qëllimi kryesor i lëndës 3D MAX është që studentët të mund ta paraqesin ate që kanë vizatuar përmes ArchiCAD-it ta pasqyrojne në një program ku mund të paraqesin qoftë format edhe materializimin e objektit përkatës.
Ne kete lende jane ekzaminuar konceptet, praktikat dhe çështjet strategjike që lidhen me menaxhimin e projekteve të ndërtimit, në mënyrë që studenti te arrij te kuptoj se si profesionistët e menaxhimit të projektit mund të rrisin vlerën dhe të sigurojnë një shërbim cilesor për klientët e tyre. Lenda do të zhvillojë të kuptuarit e çështjeve që lidhen me menaxhimin e klientëve dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në ofrimin e një projekti: brenda kufizimeve te caktuara kohore, me cilësi, kosto, qëndrueshmëri dhe menaxhim të sigurisë.Kjo lende do pajis studentin me njohuritë e nevojshme për të kontribuar në mënyrë efektive si një Menaxher Projekti ne ofrimin e shërbimeve cilesore nga lemia e menaxhimit të projekteve.