Arte

Fakulteti i Arteve është një mjedis i pasur i cili ofron programe me praktika të ndryshme studimore në art, dizajn grafik dhe arte vizuele, dizajn i modës, dizajn i lojrave dhe animacion, pikturë, muzikologji dhe koreografi. Me fokus të veçantë në vlerat njerëzore dhe gjetjen e rolit të artit në shoqëri, është një mundësi dhe vend ku kreativiteti i një studenti mund të zhvillohet dhe kultivohet në kuadër të vlerave dhe përgjegjësive në shoqëri dhe ndaj mjedisit.

Ofrimi i praktikës për të gjitha drejtimet e fakultetit u mundëson studentëve profesionalizëm dhe efikasitet përmes metodologjive dhe praktikave inovative të mësimdhënies që janë në përputhje me tendencat më bashkëkohore. Programet e ndryshme ne fakultetin e Arteve synojnë të trajnojnë dhe të përgatisin studentë me njohuri në zhvillimin e shumë formave te artit si dhe mediave bashkëkohore, duke përfshirë rrymat e artit që shfaqen jashtë hapësirave shkollore, galerive, hapësirave publike apo studiove te ndryshme te dizajnit

Galeria