Programi Bachelor në Dizajn Grafik dhe Arte Vizuale në Kolegjin AAB ka për qëllim të ofrojë arsimim cilësor me studentin në qendër, duke përgatitur dizajnerë grafikë dhe artistë vizualë të cilët janë të aftë për të krijuar produkte multidisiplinare dhe për të kontribuar në zhvillimin e komunikimit vizual në një botë të globalizuar. Përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënies, kërkimit kreativ dhe angazhimit aktiv me shoqërinë, programi synon të ndërtojë një bazë të fortë teorike, aftësi praktike të dizajnit dhe përgjegjësi etike te studentët.
Programi zgjat tre vite dhe fokusohet në fusha shumë të kërkuara si grafika kompjuterike, dizajni i uebit, etika e komunikimit, dizajni strategjik, administrimi i biznesit, marketingu dhe reklama. Studentët zhvillojnë aftësinë për të analizuar në mënyrë kritike teoritë ekzistuese dhe për të krijuar ide të reja që sfidojnë kufijtë tradicionalë të dizajnit.
Misioni i programit Bachelor në Dizajn Grafik dhe Arte Vizuale është të: “ofrojë arsimim cilësor dhe të orientuar drejt studentit, që përgatit dizajner grafikë dhe artistë vizualë të së ardhmes me një bazë të fortë të njohurive teorike, aftësi praktike të dizajnit dhe përgjegjësi etike. Përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënies, kërkimit kreativ dhe angazhimit aktiv me shoqërinë, programi u mundëson studentëve të kontribuojnë në përparimin e komunikimit vizual në një botë të globalizuar.”
Pas përfundimit me sukses të programit BA Dizajn Grafik dhe Arte Vizuele, studentët pritet të demonstrojnë këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:
Njohuri
Shkathtësi
Kompetenca
Sipas nenit 6 të Rregullores, studimet në programin BA Dizajn Grafik dhe Arte Vizuele kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:
Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 160 studentë për vit akademik.
Në bazë të Rregullores për Studime Bachelor të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 6, 7 dhe 8 të kësaj rregulloreje.
Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.
Studimet në programin BA Dizajn Grafik dhe Arte Vizuele zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra.
Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Bachelor i Arteve në Dizajn Grafik dhe Arte Vizuele.
Duke marrë parasysh kërkesën e lartë për profesionistë të dizajnit grafik në Kosovë dhe rajonin përreth, programi i pajis studentët me kompetencat e nevojshme për të përmbushur nevojat në rritje të institucioneve publike dhe private, si dhe për të qenë konkurrues në industrinë kreative.
Studentët e diplomuar nga programi BA Dizajn Grafik dhe Arte Vizuele mund të punësohen në studiot profesionale të dizajnit, media, shtëpi botuese dhe korporata që zhvillojnë ekipe të brendshme kreative.
Zhvillimi i teknologjisë digjitale dhe mundësitë globale të tregut, përfshirë Business Process Outsourcing (BPO), gjithashtu u mundësojnë të diplomuarve të punojnë jo vetëm në tregun vendor, por edhe të ofrojnë shërbime për klientë ndërkombëtarë, duke u bërë konkurrues dhe të gatshëm për karrierë në një industri gjithnjë në zhvillim.
Në programin BA Dizajn Grafik dhe Arte Vizuele aplikohen format e vlerësimit formativ dhe sumativ.
Format e vlerësimit sumativ: përfshijnë projekte finale ku studentët prezantojnë portofolin ose projektet e tyre të dizajnit, prezantime ku ata shpjegojnë procesin kreativ dhe mbrojnë zgjedhjet e tyre profesionale, si dhe provime të shkruara që vlerësojnë të kuptuarit e koncepteve dhe teknikave kyçe të dizajnit.
Format e vlerësimit formativ përfshijnë teste të shkurtra, pyetje direkte në ligjërata, ushtrime javore dhe detyra praktike në studio për të vlerësuar progresin e studentëve në mënyrë të vazhdueshme
BRAKTISJA E STUDIMEVE <15%
PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >80%
SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5
Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.
Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes: