Qëllimi i programit studimor MUZIKOLOGJI është që, për nevojat profesionale të institucioneve kulturore, shkencore, mediale dhe për interesat e veçanta të studentëve, të përgadisë specialistë profesional për trashëgiminë kulturore, studimin e zhvillimeve muzikore bashkëkohore, shkencat e komunikimit me theks në fushën e muzikës, dhe për përkrahjen profesionale artistike-shkencore të nevojave të aktiviteve muzikore komunitare. Qëllimi i saj është që, në bashkëveprim me disiplina të tjera teorike dhe praktike të muzikës dhe të fushave të përmendura më sipër, si më poshtë:
Studentët të cilët përfundojnë studimet e Muzikologjisë do të duhej të kenë demonstruar shkathtësitë, njohuritë dhe të kuptuarit artistik në fushën e muzikës, ata do të mund të aplikojnë njohuritë e aftësitë e tyre, dhe të kuptuarit artistik në fushën e muzikës në një mënyrë që tregon një qasje profesionale ndaj punës së tyre apo profesionit,si edhe të kanë mundësinë për të mbledhur dhe interpretuar të dhënat relevante (nga fusha e muzikës) të paraqesin gjykimet e tyre mbi artin e muzikës. Ata do të mund të komunikojnë të kuptuarit artistik, ideve, informacioneve, problemeve dhe zgjidhjet për të dy audiencat- të veçanta/specifike dhe jo-të veçanta. Studentët e Muzikologjisë i kanë zhvilluar këto aftësi mësimore dhe praktike / krijuese që janë të nevojshme për ta që të vazhdojnë të ndërmarrin studime të mëtutjeshme me një shkallë të lartë autonomie. Studentët të cilët arrijn të përfundojnë studimet e Muzikologjisë dhe marrin diplomën Bachelor do të aftësohen:
Analizimi dhe interpretimi i burimeve dokumentare dhe historike në lidhje me muzikën.
Programet e studimit të Muzikologjisë trajtojnë disa kualifikime të ndryshme të cilat studentët do t’i arrijnë dhe në shumë fusha profesionale, jo vetëm në fushën e arsimit muzikor. Programi i studimit synon kombinimin e njohurive teorike, historike, sistematike me përpjekjen për të analizuar dhe shpjeguar teknikat dhe instrumentet në përdorim apo t’i përvetësoj këto permes dëgjimit apo performimit të muzikës. Kjo qasje krijon një të diplomuar të kualifikuar të shumëfishtë, i cili do të mund të jetë në gjendje të vazhdoj në profesione të ndryshme që lidhen me muzikën dhe kulturën. Këtu bëjnë pjesë sidomos fushat e gazetarisë dhe multimedias, teatrit, filmit, industrisë muzikore dhe pjesmarrjes dhe organizimit të festivaleve të ndryshme muzikore si dhe udhëheqjen e Organizatave (OJQ, etj) të cilat mirren me avansimin e artit muzikor. Një i diplomuar bachelor arrin nivelin e kualifikimit të përgatitjes për hulumtime dhe duhet të jetë në gjendje të mësojë se si të bëj hulumtime në programet e studimit Master.
Bachelor i Arteve në Muzikë
Studimet në programin MUZIKOLOGJI zgjasin 4 vjet, përkatësisht 8 semestra (240 ECTS).