Kontabilitet dhe Auditim

Qëllimi dhe profili i programit

Programi Master në Kontabilitet dhe Auditim synon që të ndërtojë tek studentët njohuri të avancuara teorike dhe profesionale në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, të cilët fitojnë shkathtësi të hulumtimit të pavarur shkencor, të cilët janë konkurrent në tregun vendor, regjional dhe ndërkombëtarë të punës, dhe të cilët i kontribuojnë korporatave dhe komunitetit të biznesit përmes hartimit të strategjive për zgjidhjen e problemeve dhe vendimmarrjen e duhur. 

Qëllimi i programit të studimit Kontabilitet dhe Auditim është ofrimi i një programi cilësor pas niversitar i cili është në përputhje me standardet më të larta akademike dhe shkencore, dhe i cili përgatit studentët për avancim në tregun e punës të cilët janë të aftë të punojnë sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit, raportimit financiar dhe auditimit. Përgjithësisht programi është hartuar në atë mënyrë që përmban disa lëndë kryesore -bazike që janë të profesionit, lëndë të përgjithshme që përfshijnë fushat që lidhen ngushtë me profesionin e Kontabilitetit dhe Auditimit, pastaj disa lëndë zgjedhore, të cilat i ndihmojnë studentit që të zgjedh lëndë sipas interesimit të tij për fushën e Kontabilitetit dhe Auditimit. Shpërndarja e lëndëve totale të kërkuara për programin e studimeve është 50% lëndë të profesionit, 25 %

lëndë të cilat janë të lidhura ngushtë me profilin e Kontabilitetit dhe Auditimit dhe 25% lëndë zgjedhore.

Hartimit të këtij programi të studimit i ka paraprirë një proces gjithëpërfshirës: Udhëzimi i ri administrativ 01/2020 për raportimet financiare të ndërmarrjeve, miratuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve, Këshilli Kosovës për Raportim Financiar, është rritur kërkesa për Kontabilist dhe Auditor në Kompanitë e Kosovës dhe ne si Kolegj duke patur parasysh kërkesën e madhe në treg kemi vendosur që të ofrojmë programin e ri të masterit për Kontabilitet dhe Auditim. Arsyeja e rritjes së kërkesës është se të gjitha ndërmarrjet duhet që Pasqyrat Financiare ti certifikojnë nga Kontabilistët e certifikuar dhe të kryejnë procesin e auditimit. Opinioni i marrur nga Odat Ekonomike të Kosovës është se përpos nivelit profesional që duhet të kenë Kontabilistët dhe Auditorët atyre ju nevoitet edhe niveli akademik, andaj ne bazuar në opinionin dhe anketave të zhvilluara me korporatat e Kosovës kemi ardhur në konkludim se duhet të ofrojmë edhe një program të ri në Master në Kontabilitet dhe Auditim.

Rezultatet e të nxënësit

Në nivel të përgjithshëm, në fund të studimeve master studentët e Fakultetit Ekonomik pajisen me këto aftësi:

 

Pas përfundimit të suksesshëm të programit MSc Kontabilitet dhe Auditim, studentët do të jenë në gjendje të:

Niveli dhe grada akademike

Programi i Studimit MSc Kontabilitet dhe Auditim është program i nivelit Master (MA), përkatësisht i nivelit VII të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK-së). 

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet në Programin MSc Kontabilitet dhe Auditim zgjasin 2 vite, 120 ECTS me gjithsejtë 4 semestra. 

Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS.

Viti I

Semestri I
Metodologjia kërkimore shkencore 8 ECTS

Lënda Metodologjia e hulumtimit shkencor ka për qëllim t’i pregadit studentët për të shkruar punimin e tyre të diplomës master. Kjo lëndë ka për qëllim të inkurajon formimin e një niveli më të avancuar të kërkimit shkencor, të nxit gjykimin individual dhe të krijon aftësi në zbatimin e teorisë dhe metodave të kërkimit shkencor konkretisht qëllimi i kësaj lënde është që të pajis studentët me njohuri teorike dhe aplikative mbi procesin cilësor të një hulumtimi shkencor.
Qëllimet specifike të lëndës përfshijnë:

 Të i’u mundësojë studentëve të kuptojnë se çfarë është hulumtimi dhe rëndësia e hulumtimit shkencor konkretisht të dinë konceptin e teorisë, empirizmit, teorisë deduktive dhe induktive.
 Të aftëson studentët të përzgjedhin temën duke u bazuar në faktorët kufizues si koha në dispozicion dhe resurset.
 T’i orienton studentët në përcaktimin e shtyllave bazë të hulumtimit konkretisht: të qëllimit, objektivave kërkimore, pyetjeve të kërkimit dhe hipotezave.
 T’i pajis studentët me njohuri mbi fazat e shqyrtimit të literaturës teorike dhe empirike si edhe rëndësinë e burimeve të informacioneve shtruar nga prizmi i cilësisë dhe rëndësisë.
 Të iu mundëson studenteve me njohuri teorike dhe demonstrim praktik mbi stilet e ndryshme të referencat dhe insertimin e tyre përmes programit Word.
 T’i pajis studentët me njohuri të përgjithshme mbi llojet e ndryshme të metodave hulumtuese dhe t’i orienton studentët praktikisht si të bëjnë përzgjedhjen e tyre të metodës hulumtuese në varësi të fushës së veprimit të temës së përzgjedhur dhe shtyllave bazë të hulumtimit (qëllimet, objektivat, pyetjet kërkimore dhe hipotezat) konkretisht theksi vendoset mbi metodat cilësore, sasiore dhe të kombinuara të hulumtimit.
 T’i pajis studentët me njohuri teorike dhe demonstrim praktik mbi metodat e mbledhjes së të dhënave parësore përfshirë pyetësorin dhe llojet e ndryshme të pyetësorit, intervistat, grupet e fokusit dhe vrojtimin.
 Ti orienton studentët për të dhënat, llojet e tyre dhe punën me të dhëna kryesisht të bëjnë dallim në mes të dhënave parësore dhe të dhënave dytësore nga burimet parësore dhe burimet dytësore.
 Të i’u mundëson studentëve të hartojnë pyetësorët online, të kodojnë pyetësorët, të përgatisin databazën e të dhënave dhe të punojnë me programin IBM SPSS përfshirë: njohjen e përgjithshme me programin, analiza e të dhënave me programin IBM SPSS përfshirë analizën përshkruese statistikore, frekuencat, analizën e korrelacionit, regresionit njëfaktorial dhe shumë faktorial si edhe testimin e hipotezave.
 T’i pajisë studentët me njohuri mbi konceptualizimin e përgjithshëm të një punimi shkencor.

Teoria e Kontabilitetit dhe Auditimit 8 ECTS

Teoria e Kontabilitetit dhe Auditimit ofron një përmbledhje të koncepteve të kontabilitetit dhe auditimit sipas standardeve vendore, që në nivel të konsiderueshëm janë të harmonizuara me standardet ndërkombëtare. Qëllimi i kësaj lënde është që të pajisë studentët me njohuritë e avancuara rreth funksioneve të auditimit, kontrollit të pasqyrave financiare si mjet auditimi, standardet etike dhe profesionale që vlejnë për të auditorët, auditimin e bazuar në rrezik dhe marrjen e mostrave statistikore, konceptet e analizës së rrezikut, si dhe aspektin ligjor e rregullator në ambientet ku zbatohet auditimi.
Qëllimet specifike të lëndës janë:
 Të rrisë kuptimin e standardeve përgjithësisht të pranuara të kontabilitetit dhe auditimit
 Të pajisë studentët me njohuri rreth funksioneve kryesore dhe përgjegjësinë e raportimit të drejtë të auditmit, si dhe auditimin e bazuar në rrezik;
 Të informojë studentët rreth aspekteve ligjore, rregullative dhe standardeve me implikim në gjetjet e raportit të auditimit;
 Të përgatis studentët të zbatojnë parimet dhe teknikat e audimit në gjetjen e gabimeve materiale dhe mashtrimeve në pasqyrat financiare dhe përpilimin e opinionit të auditorit.

Standardet Nderkombetare te Kontabilitetit IAS 8 ECTS

Qëllimi i kursit standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, është që studentët të fitojnë njohuri të avancuara në lidhje me zbatimin e standardeve gjatë kryerjes së procesit të kontabilitetit në Korporata. Objektivat specifike të kursit lidhen me standardet nga SNK-1 në SNK 41.

Qeverisja, risku dhe etika 6 ECTS

Qëllimi kryesor i këtij kursi është të zgjerojë aftësitë e studentëve në zbatimin e gjykimit profesional dhe vlerave etike të qeverisjes, kontrollit të brendshëm dhe menaxhimit të rrezikut, gjatë kryerjes së rolit të kontabilistit.
Qëllimet specifike të lëndës janë:
 T’i aftësojë studentët të përshkruajnë dhe shpjegojnë kuptimin e qeverisjes, rrezikut dhe etikës.
 T’u siguroj studentëve aftësi për të zbatuar konceptet kryesore të qeverisjes në përdorimin e qasjeve të ndryshme për qeverisjen e korporatave.
 Të zgjerojë aftësitë analitike të studentëve në vlerësimin e çështjeve që lidhen me përgjegjësinë sociale të korporatave.
 T’u mundësojë studentëve aftësi analitike në identifikimin e rrezikut dhe vlerësimin e përgjigjeve të menaxhmentit ndaj burimeve të ndryshme të rrezikut.
 T’u bëjë të qartë studentëve rëndësinë e etikës në profesionin e kontabilitetit dhe auditimit dhe pasojat e sjelljes joetike.

Kontabiliteti Avancuar 6 ECTS

Qëllimi i lëndës kontabilitet i avancuar është të japë njohuri dhe shkathtësi studentëve në lidhje me rolin dhe rendësin e kontabilitetit të avancuar, në të cilin respektohen në mënyrë strikte Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) dhe Standardeve ndërkombëtare të Raporteve Financiare (SNRF) si dhe për të kuptuar se si vendimet e rëndësishme në rrethanat e globalizimit, kur janë në rritje format e kombinimit të bizneseve në shtete të ndryshme, janë të parealizueshme vendimet racionale pa studimin e kontabilitetit të avancuar.
Qëllimet specifike të lëndës janë:
 Të aftësojë studentët që të përvetësojnë konceptet e kontabilitetit të avancuar përgjithësi si dhe proceset njohëse teorike dhe praktike.
 Të ju ofrojë studentëve të aftësohen në lidhshmërinë e njohurive dhe koncepteve të lëndës dhe të ndërlidhin këto njohuri bazike edhe me lëndët e tjera.
 Të inkuarojë studentët ta kuptojnë rëndësinë e të kuptuarit të koncepteve bazë të kontabilitetit të avancuar, ndikimin e tij në jetën e përditshme, si dhe të zhvillojnë dhe zbatojnë me profesionalizëm në aktivitetet ditore që përmbushin dhe stimulojnë qëndrimin pozitiv ndaj kësaj shkence.
 Të aftësojë studentët që të shpjegojnë dhe kuptojnë koncepte dhe segmente të kontabilitetit të avancuar në afarizmin bashkohor në kuadër të SNK dhe SNRF.
 Të mësojnë studentët si të përgatisin pasqyra financiare, të dinë si të lëxojnë, kuptojnë dhe përdorin informatat nga pasqyrat financiare për vendimmarrje.

Semestri II
Raportimi Financiar 8 ECTS

Qëllimi i kursit është të zhvillojë aftësitë për të kuptuar dhe zbatuar standardet e kontabilitetit dhe kornizën teorike në përgatitjen e pasqyrave financave të njësive ekonomike, përfshirë grupet, dhe mënyrën e analizimit dhe interpretimit të atyre pasqyrave.
Qëllimet specifike të lëndës janë:
 Të njoftoj studentët me kornizën konceptuale dhe rregullativën e raportimit financiar
 Të aftësojë studentët me përgatitjen e pasqyrave financiare individuale duke përdorur Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar
 Të aftësojë studentët në përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduar duke përdorur standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar
 Të aftësojë studentët që të punojnë në mënyrë të pavarur në analizimin dhe interpretimin e informacionit financiar.

Menaxhmenti Performances 8 ECTS

Qëllimi i lëndës është të zhvillojë dhe thellojë edhe më tej njohuritë dhe aftësitë e studentëve në aplikimin e teknikave të kontabilitetit menaxherial për të ofruar informacione kuantitative dhe kualitative në procesin e planifikimit, vendim-marrjes, vlerësimit të performances dhe kontrollit.
Përfundimisht, qëllimi i përgjithshëm i lëndës është t’i aftësojë studentët për menaxhimin e performances dhe vlerësimin e saj në një entitet të biznesit apo organizatë tjetër të sektorit publik dhe privat.

Qëllimet specifike të lëndës janë:
 Të aftësoj studentët në përdorimin e teknikave speciale të kontabilitetit të kostos dhe menaxhemntit;
 T’i përgatis studentët në përdorimin e teknikave të vendim-marrjes menaxheriale;
 Të ju ofroj studentëve njohuri më të zgjeruara për proceset e buxhetimit, realizimit dhe kontrollit buxhetor;
 Të aftësoj studentët në matjen dhe analizën e performancës përmes përdorimit të indikatorëve financiarë dhe jofinanciarë;

Menaxhmenti Financiar 8 ECTS

Qëllimi i, Menaxhimi Financiar, është të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë e pritura nga një menaxher financiar, në lidhje me çështjet që ndikojnë në investimet, financimet dhe vendimet e politikës së dividentit.
Qëllimet specifike të kursit:
 Diskutohet mbi rolin dhe qëllimin e funksionit të menaxhimit financiar,
 Qasja dhe diskutimi i ndikimit të mjedisit ekonomik në menaxhimin financiar,
 Diskutohen teknikat e menaxhimit të kapitalit qarkullues
 Kryejnë vlerësime efektive të investimeve
 Identifikojnë dhe vlerësojnë burimet alternative të financimit të biznesit
 Shpjegohet dhe llogaritet kapitali i kostos dhe faktorët që ndikojnë në të
 Diskutohet dhe zbatohen parimet e biznesit dhe vlerësimet e aseteve
 Shpjegohet dhe zbatohet teknikat e menaxhimit të rrezikut në biznes

Ligjet dhe tatimet e avancuara 6 ECTS

Qëllimi kryesor i kursit te lendes Ligjet dhe Tatimet e Avancuara është që te aftësojë studentët për kuptimin e legjislacionit te avansuar ne fushën tatimore, kërkesat ligjore per raportime tatimore dhe raportime financiare ne nivele vendore dhe përshtatja e tyre me direktivat ndërkombëtare.
Qëllimet specifike të kursit janë:
 Të ju ofroj studentëve njohuri mbi kërkesat themelore ligjore te te berit biznes , kushtet për regjistrim dhe funksionimin e biznesit
 Te njohin rregullat dhe kërkesat ligjore për kontabilitet dhe raportim financiar
 Përshtatja e ligjeve vendore me direktivat e BE për tatime dhe dogana
 Të inkurajoj studentët që të zgjedhin si drejtim për studime te mëtejshme apo edhe profesionin ne fushën e tatimeve, kontabilitetit dhe auditimit
 Të zhvillojë aftësinë e studentit për të analizuar të jetë më i sigurt dhe më i aftë në shpjegimin dhe interpretimin ekonomik të ligjeve tatimore dhe problemeve ekonomike kontabilitetin tatimor.

 Të aftësojë studentët të formulojnë opinione të qëndrueshme nga fusha e tatimeve dhe fushat e ndërlidhura per zgjedhjen e problemeve te ndërmarrësve
 Të përgatis studentët per te gjitha konceptet tatimore, llojet, kalkulimin deklarimin dhe raportimin financiar tyre.

Raportimi i Korporatave 6 ECTS

Lënda Raportimi i Korporatave ka për qëllim që studentëve të nivelit master të ju thellojë njohuritë e tyre mbi ngritjen e performances raportuese si një tërësi konceptuale e standardizuar përmes raporteve dhe pasqyrave financiare. Një qasje dhe mënyre e tillë konsiderohet e standardizuar nëse kjo menyrë raportimi është sipas standardeve të kontabilitetit, standardeve mbi raportimin financiar, dhe sipas kërkesave nga autoritetet vendore e ndërkombëtare mbi raportimet vjetore dhe periodike.

Viti II

Semestri III
Auditimi dhe Siguria 8 ECTS

Qëllimi i, Auditimit dhe Sigurise, është të zhvillojë njohuri dhe kuptim të procesit të kryerjes së angazhimit, të sigurimit dhe zbatimin e tij në kontekstin e kornizës rregullatore profesionale.

Qëllimet specifike të kursit:

 Diskutohet roli i kornizës dhe rregulloreve të auditimit,
 Qasja dhe diskutimi per ndikimin e planifikimit dhe vlerësimit të rrezikut
 Diskutohet , ndikimi i kontrollit te brendshëm
 Zhvillimi i provave te auditimit
 Perdorimi rishikimit dhe raportimi auditimit

Standardet Nderkombetare te Auditimit ISA 8 ECTS

Qëllimi i kursit, Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, është që studentët të fitojnë njohuri të avancuara në lidhje me zbatimin e standardeve gjatë kryerjes së procesit të auditimit. Objektivat specifike të kursit ndërlidhen me standardet nga ISA-200 në ISA 810.

Etika në Kontabilitet dhe Auditim 8 ECTS

Ky kurs siguron bazën etike që llogaritarët kanë nevojë si për të identifikuar çështjet etike me të cilat mund të përballen ashtu edhe për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive atyre.
Kursi do të paraqesë një sërë çështjesh të lidhura me etikën, duke përfshirë shkaqet e shkeljeve etike dhe mashtrimet, hartimin dhe funksionimin e programeve të pajtueshmërisë dhe etikës së kompanisë. raportimi, menaxhimi.
Ofrimi i mundësive për të njohur rëndësinë e etikës në punën e ofrimit të shërbimeve të kontabilitetit dhe auditimit.
Krijimi i stafit me përgjegjësi profesionale dhe morale, dhe rritja e sensit individual në zbatimit e njohurive profesionale dhe etike të marra nga kontabiliteti dhe auditimit.

Menaxhmenti avancuar i performances 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është që të zbatohen njohuritë relevante, të zhvillohen shkathtësitë dhe të praktikohet gjykimi profesional në përzgjedhjen dhe aplikimin e teknikave të kontabilitetit menaxherial strategjik në kontekste të ndryshme biznesi në mënyrë që të kontribohet në planifikimin, kontrollin dhe vlerësimin e performancës së një organizate dhe zhvillimin e saj strategjik dhe profesional.
Qëllimet specifike të lëndës janë:
 Të aftësoj studentët për planfikim dhe kontroll strategjik të performancës;
 T’i vetëdijesim studentët mbi ndikimin e rrezikut dhe pasigurisë në menaxhimin e performancës;
 Të ju ofroj studentëve njohuri më të zgjeruara për matjen e performances strategjike në kompanitë e sektorit privat dhe në organizatat jo-fitimprurëse
 Të aftësoj studentët në interpretimin e raporteve financiare për palët e ndryshme të interesit;

Standardet Nderkombetare te Raportimit Financiar IFRS 6 ECTS

Qëllimi kryesor i kësaj lënde është njohja e studentëve me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe çështjet e raportimit financiar që vijnë nga kombinimet e biznesit dhe ndryshimin midis pasqyrave financiare të konsoliduara dhe individuale në zbatim të SNRF 3, SNRF 10, SNRF 11, SNRF 12 dhe SNK 21.
Qëllimet specifike janë:
 Avancimi i njohurive nga literatura më e fundit te Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF);
 Inkurajimi i studentëve të përdorin mjetet dhe praktikat e raportimit financiar ndërkombëtar, siç përshkruhet nga Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF);
 Të inkurajojë studentët në ndërtimin e pasqyrave financiare për planifikim, raportim dhe qëllime transaksionesh, duke përdorur SNRF-të;
 Përgatitja e studentëve në përdorimin e teknikave të përshtatshme sasiore për të analizuar pasqyrat financiare bazuar në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar;
 Të shpjegojë punën e IFRSF / IASB dhe ndryshimet qe pasojnë;
 Të shqyrtojë kërkesat themelore të SNRF për përfitimet e përgatitësve, auditorëve dhe përdoruesve të pasqyrave financiare;
 Të sigurojë udhëzime se si të përdorin SNRF-të në praktikë me ndihmën e pyetjeve, ushtrimeve, detyrave, rasteve studimi.

Semestri IV
Tema e diplomës MSC 30 ECTS