Programi Master në Marketing dhe Menaxhim Biznesi është hartuar në përputhje me trendët modernë të industrisë dhe nevojat e tregut të punës në Kosovë, duke ofruar 120 ECTS përgjatë dy viteve të studimit. Tre semestrat e parë ndërtojnë kompetenca të forta në branding, marrëdhënie me publikun, marketing digjital dhe ndërkombëtar, analizë të të dhënave, menaxhim të zinxhirit të furnizimit dhe menaxhim strategjik, ndërsa semestri i fundit fokusohet në zhvillimin e tezës së masterit.
Duke theksuar aftësitë digjitale, analitike dhe sipërmarrëse, programi integron aplikime praktike dhe reale përmes një qasjeje didaktike që lidh mësimdhënien me krijimin e produkteve të prekshme të biznesit, duke siguruar që të diplomuarit të jenë të pajisur për zgjidhjen strategjike të problemeve dhe suksesin në mjedise dinamike të biznesit.
Misioni i programit të studimeve Master në Marketing dhe Menaxhim Biznesi është: “të afrojë studentët me kërkesat e tregut të punës dhe natyrën e biznesit përmes procesit mësimor dhe kërkimit shkencor, duke u mundësuar atyre transformimin e kompetencave profesionale në zhvillimin e aftësive digjitale, sipërmarrëse, analitike, strategjike, kërkimore dhe krijuese në fushën e marketingut dhe menaxhimit të biznesit.”
Në fund të programit MA Marketing dhe Menaxhim Biznesi, studentët do të fitojnë njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e mëposhtme:
Njohuri:
Shkathtësi:
Kompetenca:
Sipas nenit 6 të Rregullores, studimet Master kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar studimet themelore Bachelor dhe që kanë fituar së paku 240 ECTS. Tutje, kushtet për pranim në studimet Master janë:
Në rast se studimet paraprake studenti i ka kryer në ndonjë fushë tjetër, studenti obligohet t’i nënshtrohet provimeve themelore të programit bachelor ekonomik të cilat quhen provime diferenciale.
Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 100 studentë për vit akademik.
Në bazë të Rregullores për Studime Master të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 9, 10 dhe 11 të kësaj rregulloreje.
Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.
Studimet në programin MA Marketing dhe Menaxhim Biznesi zgjasin 2 vite, 120 ECTS me gjithsej 4 semestra.
Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Master i Arteve në Menaxhim Biznesi.
Programi është konceptuar për të përgatitur profesionistë të kualifikuar me njohuri të avancuara teorike dhe praktike në fushat e marketingut strategjik, menaxhimit të bizneseve, komunikimit ndërkombëtar dhe inovacionit digjital, duke i pajisur studentët me aftësi për të udhëhequr organizata, për të ndërtuar marka konkurruese dhe për të zhvilluar strategji efektive të tregut në epokën moderne të biznesit global.
Studentët përgatiten për pozita të avancuara profesionale si menaxherë marketingu, menaxherë biznesi, drejtues të departamenteve të shitjeve dhe marrëdhënieve me publikun, menaxherë strategjikë, analistë tregu, konsulentë të zhvillimit të biznesit, si dhe sipërmarrës që udhëheqin ndërmarrje inovative në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Në programin MA Marketing dhe Menaxhim Biznesi përdoren mjeteve të vlerësimit përmbledhës dhe formuese për të vlerësuar si njohuritë teorike ashtu edhe aftësitë praktike dhe analitike të studentëve gjatë procesit të të nxënit. Këto përfshijnë provime, projekte kërkimore, prezantime dhe detyra praktike, si dhe reflektime, kuize dhe vlerësime ndërmjet studentëve.
BRAKTISJA E STUDIMEVE <15%
PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >90%
SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5
Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve MA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.
Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes: